MENU
klinika

Komisioni Europian vlerëson Shqipërinë

“E para në rajon për Qeverisjen Elektronike”

23.10.2019 - 09:19

Shqipëria është vlerësuar nga Komisioni Europian si e para në rajon për Qeverisjen Elektronike në 2019.

Lajmin e ka bërë publik kryeministri Rama i cili ka shpërndarë edhe një foto të grafikut të 36-vendeve që aplikojnë E Qeverisjen.

“MIRËMËNGJES dhe me këtë vlerësim të Shqipërisë nga Komisioni Europian për Qeverisjen Elektronike në 2019, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan ndër të tjera Rama.

Qeverisja elektronike apo E-Qeverisja është ofrimi i shërbimeve institucionale përmes teknologjisë informative, me anë të së cilës qytetarët, bizneset dhe vetë qeveria ofrojnë shërbime më cilësore, më të përshpejtuara, dhe e cila drejtpërsëdrejti do të ndikoj në zhvillimin socio-ekonomik; njëherazi e nevojshme edhe për integrime evropiane.

Një prej standardeve të e-qeverisjes është se çdo institucion qeveritar duhet te ketë njësitin e TI.

E-Qeverisja nënkupton modernizimin e administratën; digjitalizimin e administratës, arsimit, shëndetësisë, sigurisë, zhvillimin e biznesit, tregtisë dhe bujqësisë, rritjen e buxhetit, rritjen e demokracisë, zhvillimin e kulturës, hulumtimeve shkencore, qeverisjes lokale, si dhe shumë shërbimeve të tjera.