MENU
klinika

Një mundësi në kohë

Eksperimenti që ‘tmerronte’ skocezët. Pse u ndryshua ora?

23.10.2019 - 15:53

Rikujtojmë edhe njëherë eksperimentin e vitit 1968 me kohën e kursimit të ditës, si dhe efektet pozitive e negative të kohës së dyfishtë të verës.

Artikulli informues i Kyle Fitzpatrick për kohën e kursimit të ditës (Who changes the clocks – and why?, the briefing, 21 October) nuk përmend që Britania dikur eksperimentoi me kohën e përhershme të kursimit të ditës.

“Nga shkurti 1968 deri në tetor 1971, orët u mbajtën 60 minuta më parë. Dy vite më vonë Parlamenti, urdhëroi një rishikim. Në Skoci u kuptua se mëngjeset e errëta nuk ishin popullore për qytetarët, (ku lindja e diellit në mes të mëngjesit ishte në 10 ose më vonë) për fermerët, punëtorët e postës dhe ndërtuesit. Një faktor tjetër ishte dhe siguria rrugore. Mëngjeset e errëta u bënë burim aksidenti. Fëmijë që ecnin më këmbë apo me biçikleta për në shkollë, bënë që numri i aksidente të rritej më shumë në mëngjes, nga krahasuar me atë që ishte në mbrëmje. Në 1970-ën, në debatin e Commons, shumë deputetë kundërshtuan ashpër vijimin e gjyqit, sidomos ata që përfaqësonin zonat skoceze. U vendos me vote të lirë dhe u votua për ta përfunduar eksperimentin. Nuk u përsërit më!”
Dr David Harper Cambridg

“Artikulli i Kyle Fitzpatrick nxiti kujtimet e fëmijërisë për kohën e luftës, ishte koha e dyfishtë verore, duke lëvizur pas dhe përpara me dy orë. Rezultati për fëmijët ishte se në të gjithë Skocinë qendrore mbetej ende ditë në mesnatën e qershorit dhe korrikut. Disa fëmijë që ishin jashtë nga agimi deri në muzg e kishin të vështirë të ngriheshin në mëngjes, pasi mëngjesi ishte dy orë më vonë.”
Brian Callaghan Leigh-on-Sea, Esse.

“Në vitin 1968 pati një eksperiment tre-vjeçar, kur mbajtëm marrëveshjen për kursimin e ditës gjatë gjithë vitit. Mëngjeset e errëta ishin më keq krahasuar me kohën e barabartë të mbrëmjes së shkaktuar. Ndjeja mungesën e “dritës së huazuar” nga dyqanet dhe zyrat që akoma ndriçoheshin natën, ndërsa në mëngjes ato mbeteshin të pandezura. Kjo më bënte të stepesha më shumë për të bërë rrugën për në punë. U gëzova shumë kur përfundoi ky eksperiment.”
Maureen Panton Malvern, Worcestershir.

“Qëllimi i kursimit të ditës është të na bëjë të ngrihemi një orë më parë në pranverë dhe verë, kur ka më shumë dritë. Nëse ne nuk duam të ndryshojmë zakonet tona sipas stinës në këtë mënyrë, ka kuptim të jemi në zonën kohore më të afërt me kohën e diellit (ku dielli është në nivelin më të lartë në mesditë). Ne do të kemi akoma mundësinë për të bërë gjithçka më herët, në mënyrë që të kemi më shumë dritë pas orarit të punës.”
Rebecca Linton Leiceste.

Përkthyer dhe përshtatur për Konica.al nga The Guardian