MENU
klinika

Interpelancë me bizneset

Fiskalizimi/ Denaj: Nisim në 1 Janar. Si do funksionojë!

24.10.2019 - 10:52

Ministrat Anila Denaj ditën e sotme u është përgjigjur kërkesave të sipërmarrësve dhe bizneseve për interpelancë përmes platformës së bashkëqeverisjes për procesin e fiskalizimit, ecuria, sfidat dhe risitë që do të sjellë në formalizimin dhe klimën e të bërit biznes në Shqipëri.

Në këtë takim ishte edhe ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Eduard Shalsi, si dhe Drejtoresha e Tatimeve Delina Ibrahimi.

Në këtë mbledhje ministrja Denaj ka thënë se që nga 1 janari do të nisë fiksalizimi për të gjithë bizneset në vend. Duke iu përgjigjur shqetësimit të bizneseve, ministrja Denaj ka thënë se fiskalizimi nuk do të bëhet në mënyrë direkte por e shtrirë në disa faza, deri në fund të marsit të 2021.

Ndër të tjera ministrja Denaj ka thënë se me anë të aplikacionit të fiskalizimit do të synohet ulja e informalitetit.

“Fiskalizimi ka për detyrë që të dhënat të vijnë në kohë reale. Projektligji nuk ka vetëm efektin e kohës reale por edhe marrëdhëniet biznes klient, që do të pasohen biznes biznes dhe biznes me të gjitha detyrimet me faturat investimeve publike. Në 2021 do të kemi sigurimin e elektonizmit të faturës.

Me anë të një aplikacioni. Kemi 70-100 grupe që janë të gatshëm të punojnë me aplikacionet. Ky aplikacion i ri do të jetë në çdo kasë fiskale. E rëndësishme është që përdorimi i teknologjisë në kohë reale është jo vetëm marrje informacioni por edhe lehtësim pune. Së pari synohet rritja e efektivitetit në analizën e të dhënave. Po kjo tashmë bëhet në kohë reale dhe puna e administratës tatimore do të jetë me e lehtë.

Do të ketë më pak kontrolle si vitet e shkuara. dukësh ka informalitet por do të ngushtohet me përdorimin e këtij sistemi. Nga data 1 janar deri në 2021 do të fillojmë më faza graduale. Nuk do të ketë pasiguri por përshtatshmëri të madhe. “ Ka thënë Denaj.

Më pas ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Eduard Shalsi ka thënë se faza e fiskalizmit do të jetë e suksesshme dhe do të sjellë ndryshime.

“Në këtë kuadër dialogimi do të jetë më e lehtë zgjedhja e përbashkët. Kemi patur debat prej disa muajsh. Kemi bërë ndryshime ligjore për çështje të caktuara. Por me dialogun që kemi vendosur jemi shumë afër zgjidhjes.” ka thënë Shalsi.

Më pas ministrja Denaj është ndalur tek dy elementët kryesor që i kanë shprehur si shqetësim biznest, tek koha dhe tek testimet e udhëzimit të përdorimit.

“Dy elementet janë raporti kohë: Ndajmë shqetësimin se koha 1 janar është e pamjaftueshme për të nisur menjëherë, për këtë arsye në draft është menduar periudhë tranzitore për të lejuar përshtatje të sistemit. Ka efektivitet nga 1 janari por do të ketë faza deri më 31 mars. Ne po i trajtojmë. Kemi marrë udhëzimet dhe projektligji po diskutohet. Të hënën do të dalim në konsultim publik për udhëzimet. Do të jenë për konsultim publik nga e hëna”, ka thënë më pas ministrja.

Ndërkohë Drejtoresha e Tatimeve Delina Ibrahimi u është përgjigjur pyetjeve të pranishmëve për sa i përket, faturave, rregullsisë së projektit si dhe përfitimet që kanë bizneset nga fiskalizimi.

“Ne kemi patur konsultim publik. Kemi parashikuar një listë trajnimesh që do të fillojnë që nga dhjetori. Shkalla e informalitetit. Është dukuri prezente. Projektligji sjell një rregullim të procesit. Nga momenti i hyrjes në fuqi administrata do të kontrollojë nga prodhimi apo importi deri në shitjen e produktit. Do të kontrollohet i gjithë procesi. Testimi i kësaj platforme është bërë që nga fundi i muajt shtator dhe është hapur testimi për kompanitë e IT që po testojnë sistemin.

Të gjithë bizneset do të kenë mundësi testimi. Që nga 1 janari do të fillojmë me përdorimin.
Benefitet: Përveç uljes së informlaitetit do të ketë ndikim. Do të ulet bashkëpunimi i inspektorëve me bizneset. Tashmë do të është online dhe do kemi akses në kohë reale tek faturat. Nga të dhënat do të kemi kontrolle më të shpejte dhe kontrollet në vendin do të jenë më të rralla. Bizneset me para në dorë nuk do të bëjnë mbyllje ditore pasi do jetë e panevojshme.

Limiti i Keshit dhe aftësit e bizneseve pas orës kur mbyllen bankat: Ne do të detajojmë këtë shqetësim në udhëzimet. Nga e hëna e tutje. Sa i përket Kostove fakti që tregu do të hapet do të na tregohet se kostot do të ulen.
Blerësi mund të shohë nëse është e fiskalizuara fatura nëpërmjet skanimit me një aplikacion në telefonin e tij. Fatura kontrollohet edhe në librin e blerjes.

Kasat ekzistuese do të përshtaten nga shitësit. Do të gjendet mënyra për ti konvertuar. Dhe nëse bëhet që të përshtatet me aplikacionin do të behet në rregull. Presim që kompanitë të kemi aplikacione sa më të thjeshta për telefonët. Ka patur tre teste të suksesshme”. ka përfunduar ajo.