MENU
klinika

Shtyhet miratimi i metodologjisë për pikëzimin

Gara për kryeprokuror “perçan” KLP!

11.10.2019 - 16:21

Në një ekuacion me shumë të panjohura, është kthyer gara për prokuror të përgjithshëm me mandat kushtetues.

Për të dytën herë, Këshilli i Lartë i Prokurorisë nuk mundi të miratojë metodologjinë mbi bazën e së cilës do të bëjë pikëzimin dhe më pas renditjen e kandidatëve për kryeprokuror.

Zyrtarisht, Këshilli njoftoi zyrtarisht se do të caktojë një tjetër mbledhje, për të miratuar dokumentin, kjo me qëllim që në variantin përfundimtar të reflektohen propozimet e anëtarëve.

Thuajse me të njëjtin argument u shty edhe mbledhja e mëparshme dhe cdo vonesë në miratimin e këtij dokumenti nga ana e këshillit zvarrit edhe më tepër zgjedhjen e njeriut që do të drejtojë institucionin qendror të akuzës.

Për faktin se seanca plenare u zhvillua me dyer të mbyllura, shton dyshimet se Këshilli po e zvarrit në mënyrë të qëllimtë garën për postin e rëndësishëm.

Metodologjia është një document kyc mbi bazën e të cilit do të vlerësohen kriteret profesionale, morale, organizative e drejtuese dhe elemente plotësuese vlerësimit (tituj akademik, trajnime, gjuhë të huaja).

Bazuar në këtë document për secilin aspekt kandidatët do të vlerësohen me pikë dhe ai që ghrumbullon numrin më të lartë të pikëve renditet i pari në listë.

Kjo nënkupoton që nëse kuvendi nuk gjen consensus për të votuar njëtrin nga tri kandidatët me 84 vota, atëherë lista rikthehet në këshill dhe prokuror i përgjithshëm emërohet ai që është renditur I pari.

Vonesa në miratimin e metolodogjisë bën që këshilli të shtyjë edhe seancat e intervistimit të kandidatëve, Arta Marku, Olsian Cela dhe Fatjona Memcaj. Njëherazi qeveria e prokurorëve, duhet të presë edhe vendimin e vonuar të Apelit Administrativ, nëse do ta rikthejë ose jo në garë kandidatin e skualifikuar, avokatin Lulzim Allushaj.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!