MENU
klinika

Fiskalizimi drejt fundit

Për ju tatimpagues! Duhet ta instaloni patjetër…!

12.10.2019 - 17:42

Ministria e Financave dhe Ekonomisë po vijon normalisht punën, për vënien në jetë të projektit të fiskalizimit në 1 Janar 2020, ashtu sikurse është parashikuar.

Ministrja Anila Denaj, bën me dije se ka përfunduar faza e konsultimeve, e cila nisi në muajin Korrik, dhe tashmë po vlerësohen propozimet teknike.

Sipas Ministres Denaj, projekti i faturimit online, ka në thelb përmirësimin e administrimit, pasi nuk eliminon tërësisht informalitetin.

Ky projekt ka si qëllim të bëjë transparente marrëdhëniet biznes-konsumator përmes raportimit on line të veprimeve brenda 24 orësh, marrëdhëniet biznes-biznes, si dhe marrëdhëniet qeveri-biznes, përmes një aplikacioni të ri që çdo tatimpagues do ta ketë të detyrueshëm ta instalojë.