MENU
klinika

Zgjidhja reale e krizës globale

Ka ardhur koha të mendojmë për plane afatgjata!

17.10.2019 - 19:59

Ndërsa ministrat e financave mblidhen në Uashington, DC për mbledhjet vjetore të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, ata nuk mund t’i shmangen  çështjeve urgjente . Frika nga një recesion global, lufta tregtare e SHBA-Kinë, pasoja e bisedimeve të Brexit dhe një rritje e rrezikshme e borxhit e bëjnë edhe më stresuese këtë dekadë. Këto çështje duhet të diskutohen, dhe të gjithë duhet të shpresojmë se ato do mund të zgjidhen me dëme minimale.

Por ata nuk duhet të heqin vëmendjen nga sfidat afatgjata si: arritja e Objektivave të Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin e Qëndrueshëm global (SDG) deri në vitin 2030; zbatimi i marrëveshjes për klimën në Paris gjatë 30 viteve të ardhshme; dhe reformimin e sistemit tonë ekonomik global për ta bërë atë të qendrueshëm për 50 vitet e ardhshme dhe më gjatë.

E gjithë kjo supozon një lënjë pas dore të termave afatshkurter në politikbërjen e sotme. Për këtë, ne duhet të shqyrtojmë listën e rezultateve për të ndjekur performancën tonë me përparësi për perjudha afatgjata. Për këtë qëllim, unë kam tre sugjerime.

Së pari, ne duhet të rimendojmë PBB-në si “treguesin tonë kryesor të performancës” në hartimin e politikave ekonomike.

Së dyti, ne duhet të lejojmë subjekte të pavarura për përcjelljen e vlerësimit të përparimit në bazë të marrëveshjes së Parisit.

Së treti, ne duhet të zbatojmë “kapitalizmin e palëve të interesit” duke prezantuar një pasqyrë etë saktë të rezultateve mjedisore, sociale dhe qeveritare  për bizneset.

Në planin afatgjatë, automatizimi është i mirë për punëtorët. Por politikëbërësit duhet të kenë kujdes për pasojat afatshkurtra.

Në pikën e parë, ne duhet të ndryshojmë kornizën tonë të përgjithshme ekonomike. Për 75 vjet, bota  “rrahu e daullet” në atë që ata e quajne sot t “Prodhimi i Brendshëm Bruto”. Tani, na duhet një instrument i ri. PBB-ja fitoi  kur ekonomitë kryesisht shiheshin si mjete për mobilizimin e prodhimit të kohës së luftës. Megjithatë, ekonomitë e sotme pritet t’i shërbejnë një qëllimi krejt tjetër: maksimizimin e mirëqenies dhe rritjes së qëndrueshmërisë.

Është koha për të konsideruar një qasje të re. Një grup ekonomistësh nga sektori privat, akademitë dhe institucionet ndërkombëtare, përfshirë Diane Coyle dhe Mariana Mazzucato, tashmë kanë punuar për marrjen e masave alternative dhe mënyrën për të korrigjuar dështimet e PBB-së. “Projekti i tyre i Zhvillimit, i cili evoluoi nga përpjekjet e iniciuara nga Banka Botërore, ka ofruar një numër propozimesh për mënyrën se si ne mund të ecim përpara.

Për shembull, një mënyrë për “rregullim të shpejtë” është të miratohet një fond sic janë  të ardhurat mesatare për frymë, e cila të pasqyroj dhe vlerësoj më mirë kushtet ekonomike reale  me të cilat përballen njerëzit.

Një masë më ambicioze që mund të ndërmerret është zhvillimi i  “Kapitalit natyror”, bazuar në ekosistemet e një vendi, rezervat e peshkut, mineralet dhe pasuritë e tjera natyrore. Për shkak se kjo masë  do të duhet të përfshijë kapitalin njerëzor, ne mund të përfshijmë të gjithë elementët ë sipër përmendur, në një “kartolinë të përbërë” me shume faktore- që se bashku do të ndihmojnë në rritje.

Së dyti, pasi protestuesit e rinj për klimën si Greta Thunberg na kujtojnë objektivat, edhe kërkesa për një sistem ekonomik më të drejtë duhet të vihet në qendër të qeverisjes kombëtare dhe ndërkombëtare. Përndryshe, trazirat popullore kundër “elitave” do të intensifikohen, dhe polarizimi social e politik do të vazhdojë.

Një mundësi tjetër është të “përqafoni” mjete të pavarura siç jane “Ndjekësit e Veprimit të Klimës”, i cili tregon përparimin e secilit vend drejt përmbushjes së angazhimeve të tij kombëtare sipas marrëveshjes së Parisit. Qeveritë dhe organizatat ndërkombëtare mund të përdorin  pasqyra rezultatesh të unifikuara për gjithë botën, kur raportojnë për performancën e tyre dhe në këtë mënyrë ata shkëmbejnë mendimet dhe eksperiencat e tyre më të mira në takimet ndërkombëtare.

Politikëbërësit dhe liderët e tjerë gjithashtu duhet të përfshihen më shumë me zërat e protestës. Për këtë qëllim, ne duhet të zhvillojmë një platformë të gjerë të arritshme nga të gjithë, në mënyrë që të gjithë të kenë një kanal përmes të cilit të ofrojnë idetë dhe aftësitë e tyre.

Puna drejt “Objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm global”, nuk i pengon vendet që t’i japin komunitetit të tyre përparsi.   Ato,  lidhen me  shëndetin,  mirëqenien, arsimin, barazinë gjinore, punësimin,  uljen e pabarazive , dhe institucionet në mënyrë që kombet të  përshtaten me agjendat e nivelit ndërkombëtar. Për më tepër, një theks i përtërirë dhe  veprim sovran mund të na ndihmojë të arrijmë ekuilibrin e duhur midis qëllimeve globale dhe kërkesave për autonomi kombëtare.

Më në fund, duhet të njohim sesi ka ndryshuar roli i biznesit gjatë 50 viteve të fundit. Në vitin 1970, kur ekonomisti laureat i Nobel, Milton Friedman mbrojti “parësinë e aksionarëve”, bizneset ose nuk ishin të vetëdijshëm për ndikimin e tyre më të gjerë shoqëror, ose ishin shumë të vogla për të ndryshuar ekuilibrat socioekonomikë. Megjithatë, në një botë  zinxhirë të furnizimit global dhe korporatave shumëkombëshe me përparësi teknologjike, ai vizion i ngushtë nuk mund të mbahet.

Një gjë është e qartë,ne kemi hyrë në epokën e “kapitalizmit të palëve të interesit” (një model që Forumi Ekonomik Botëror e ka përqafuar që nga fillimi i viteve 1970). Biznesi do të duhet të ndryshojnë, dhe të gjithë pronarët duhet të ishin azhornuar tashmë më politikat e reja mjedisore, sociale dhe qeverisëse. Këto standarde tani duhet të përfshihen në pasqyrat financiare dhe raportet vjetore.

Lajmi i mirë është se shumë biznese po e kuptojnë këtë.  Më mirë akoma, ata së shpejti do të jenë në gjendje të mbështeten një “portofol masash” që po zhvillohet nga Këshilli i Biznesit Ndërkombëtar, një grup i kryesuar nga CEO i Bankës së Amerikës, Brian Moynihan.

Kjo qasje ka mbështetjen e firmave të kontabilitetit “Big Four”, përvoja e së cilës, duke punuar në nisma të ngjashme në të kaluarën. mund të ishte e dobishme. Nëse aktorët e mjaftueshëm përqafojnë këtë, ai mund të bëhet një tregues kryesor për performancën e biznesit në nivel global.

Miratimi i këtyre tre masave – format e reja të rritjes globale,  gjurmues i klimës dhe një edukim i pronarëve me politikat mjedisore,sociale dhe qeverisëse – do ta conte botën shumë përpara drejt evidentimit të sfidave më të mëdha, afatgjata .

Do të na ndihmonte gjithashtu të lehtësojmë krizat e sotme ekonomike dhe të shmangim ato në të ardhmen, duke demonstruar para një publiku të pakënaqur që udhëheqësit politikë dhe biznesi me të vërtetë po punojnë për interesat e të gjithëve, dhe jo vetëm të tyre. Unë ftoj çdo palë të interesuar në ekonominë globale që të bashkohet në këto përpjekje për t’i dhënë fund epokës së të menduarit në terma  afatshkurtër.

 

Përkthyer nga “Word Economic Forum”/ Konica.al