MENU
klinika

Intervistimet nisin më 13 nëntor

KLP zyrtarizon kandidatët në garë për prokurorin e përgjithshëm

29.10.2019 - 13:55

Arta Marku, Fatjona Memçaj dhe Olsian Çela janë zyrtarizuar nga KLP si kandidatë për postin e Prokurorit të Përgjithshëm.

Vendimi u mor sot në mbledhjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, e cila vendosi të miratojë listën me emrat e kandidatëve.

Vendimi i plotë:
Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka miratuar sot në mbledhjen e radhës e zhvilluar në sallën e mbledhjeve në Prokurorinë e Përgjithshme listën me emrat e kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm të cilët plotësojnë kushtet ligjore pas vlerësimit paraprak. Mbledhja është mbajtur në praninë e 9 anëtarëve dhe në mungesë të anëtarëve Besnik Cani dhe Nurihan Seiti.

Në bazë të nenit 148/a të Kushtetutës, të nenit 22 të ligjit nr.97/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, si dhe nenit 17/pika 4 të rregullores “Për kriteret dhe procedurën e përzgjedhjes së kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm”, Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosi miratimin e listës me emrat e kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm të cilët plotësojnë kushtet ligjore sipas rendin alfabetik si më poshtë:

1. Arta Marku
2. Fatjona Memçaj
3. Olsian Çela

Kandidatët të listuar në këtë vendim do të vazhdojnë garën e mëtejshmë për pozicionin e Prokurorit të Përgjithshëm. Ky vendim është miratuar me shumicë votash.

Gjithashtu, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, në vijim të procesit të vlerësimit të kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm, njofton se në datën 13 nëntor 2019 duke filluar nga ora 9,30 do të zhvillohen intervistat me të tre kandidatët në garë sipas rendit alfabetik. Në zbatim të nenit 19, pika 1 te rregullores “Për kriteret dhe procedurën e përzgjedhjes së kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm”, intervistat me kandidatët do të regjistrohen me audio dhe video. Kandidatët do të njoftohen nominalisht dhe në adresën e postës elektronike që ata kanë deklaruar në momentin e aplikimit.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!