MENU
klinika

E nevojshme njohja!

Kontributet e pensioneve, një marrëveshje Shqipërisë-Itali

14.10.2019 - 11:04

Një marrëveshje mes Italisë dhe Shqipërisë për njohjen e kontributeve të pensioneve është e nevojshme, u shpreh Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë ne Bari, Ardian Haskaj, i cili mori pjesë në një konferencë të organizuar nga FAI CISL, në rolin e drejtuesit të një projekti europian për organizimin e një network-u për migrantët sezonalë.

Projekti, në të cilin marrin pjesë vende si Greqia, Gjermania, Belgjika dhe Italia, synon te krijojë procedura të njëjta për tërheqjen e punonjësve sezonalë në nivel europian.

Gjithashtu projekti synon të krijojë nje koncept të përbashkët të punës sezonale në bujqësi në të gjithë Europën.

Konsulli i Përgjithshëm në fjalën e tij foli për kontributin e diasporës shqiptare në Itali dhe hapat e mëdha që ka bërë komuniteti ynë në këtë drejtim.

Gjithashtu Haskaj vuri theksin në nevojën e një marrëveshje mes Italisë dhe Shqipërisë pêr njohjen e kontributeve të pensioneve.