MENU
klinika

FMN: Dëmin e vlerësojmë...

Ekonomia globale paguan çmim të kripur!

19.10.2019 - 12:42

Tregtia globale dhe rritja ekonomike globale kanë paguar një çmim të kripur si pasojë e tensioneve tregtare, deklaroi së fundmi, Tobias Adrian, këshilltar i Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Më herët gjatë javës, FMN publikoi raportin Global të Stabilitetit Financiar, duke paralajmëruar për impaktin negativ të tensioneve tregtare, si dhe duke parashikuar një dobësim të ndjeshëm të besimit të biznesit në nivel global, dhe intensifikim të rreziqeve.

“Globalisht, këto tensione tregtare kanë rezultuar shumë të kushtueshme për tregtinë ndërkombëtare, por gjithashtu edhe për rritjen ekonomike.

Në vlerësimet tona efekti i këtyre tensioneve tregtare përllogaritet në 0.8% të Prodhimit të Brendshëm Bruto të globit.”-thotë Adrian i FMN.

Ndër të tjera ai shton se, këto rreziqe kanë detyruar shumë banka qendrore që të adoptojnë politika monetare lehtësuese për të nxitur rritjen dhe investitorët por nga ana tjetër duke rritur vulnerabilitetet.