MENU
klinika

A ka nevojë rajoni për Mini-Shengenin Ballkanik?

Kurti: Duhet shtuar bashkëpunimi Shqipëri – Kosovë

17.10.2019 - 22:39

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti i ftuar në emisionin “Real Story” u pyet në lidhje me idenë e hedhur nga kryeministri Edi Rama për Mini-shengenin ballkanik.

Kurti tha se përpara se të hidhen të tilla ide, ku 3 nga 6 shtete të Ballkanit nuk marrin pjesë, do të ishte më mirë një bashkëpunim edhe më i fuqishëm ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës.

Albin Kurti u pyet edhe për raportet që ka me Edi Ramën, duke thënse beson se raporti i kritikës dërgon në qasje më të mira institucionale dhe në raport me shtetin.

“Në atë që quhet Mini-Shengen Ballkanik nuk janë të përfshira Kosova, Mali i zi dhe Bosnja. Pra, 3 shtete janë dhe 3 nuk janë. Unë besoj se ajo që është më e rëndësishme është bashkëpunimi mes Kosovës dhe Shqipërisë. Ne duhet ta dyfishojmë bashkëpunimin, të kemi komision të përbashkët qeveritar për politikë të jashtme dhe të kemi politikë të përbashkët për mbrojtje dhe siguri, se nëse na sulmojnë, do ta sulmonin bashkërisht.

Ne duhet ta forcojmë edhe ushtrinë e Shqipërisë dhe të Kosovës. Ne duhet të kemi ushtri tonat të forta, pasi jo vetëm NATO nuk mundet. Ne duhet të jemi sa më të fuqishëm dhe kjo na bën edhe më të fuqishëm dhe në sytë e SHBA dhe të NATO-s.

Unë jam politikan që beson në kritikë. Unë besoj se përparimi vjen nga kritika. Raportet e mia me të Edi Ramës duhet të vendosen në kritikë të përbashkët për t’u bërë më mirë.

Unë besoj se Prishtina dhe Tirana do të bashkërendojnë sa më mirë. Unë gjithmonë kam luftuar për çështje jetike. Unë si kryeministër dua të qeveris mirë.”

Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat