MENU
klinika

Ministria e Financave shton buxhetin

Për blektorët/ Sa do të jetë subvencioni për qumështin?

12.10.2019 - 22:28

Ndërkohë që nga 30 Tetori do të hapet thirrja e dytë e aplikimeve për financimet përmes programit IPARD 2, që vë në dispozicion të fermerëve shqiptarë 57.6 milionë euro, drejtorja e AZHBR ka folur në ERTV edhe për përiftimet e fermërëve nga financimi përmes Skemës Kombëtare, e mbështetur nga shteti shqiptar.

Reduktimi i burokracive në aplikim, aplikimi me zero dokumenta i fermërëvë ka sjellë një numër më të shumë aplikimesh, mbi 700, ose rreth 20 përqind më shumë se sa viti paraardhës, ndërkohë që AZHBR ka paguar tanimë rreth 3300 fermërë, ndërsa pagesat vijonë deri në 31 Dhjetor.

Sipas Krifcës, ajo që ka qënë më e lehtësuara ka qënë skema e qumështit pasi është kërkuar që që mbështetja e sektorit të kryhet përmes pagesës 10 lekë për litër, e cila është kryer për 1800 fermerë.

“Përmes faturave që i dorëzojnë në pikën e gurmbullimit për përpunim të qumështit, blegtorët kanë patur mundëisnë të mund t’i sjellin në AZHBR deri në një tavan prej 700 mijë lekësh. Presim deri në datën 15 nëntor që fermerët të sjellin faturat e qumështit”, tha Krifca.

Krifca njofoti për herë të parë në ERTV se për çështje ditësh, buxhetit të AZHBR do t’i shtohen edhe 200 milionë lekë të reja nga Ministria e Financave, për t’u alokuar drejt zërit të buxhetit për masën e qumështit dhe kjo do të rrisë numrin e fermerëve përfitues që mund të shkojë deri në 79, 89 përqind të masës.

Drejtorja e AZHBR garantoi se inspektorët në terren verifikojnë që gjedhet apo bagëtitë të jenë të matrikulluara.

Për skemat e investimeve, tha Krifca, marrim çertifikatën nga AKU, para kryerjes së pagesës për të siguruar standardet e cilësisë së prodhimit.