Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Bledi Çuçi i bën thirrje të gjithë fermerëve të aplikojnë e të bëhen pjesë e programit IPARD.
Aplikimet për thirrjen e dytë për t’u bërë pjesë e programit IPARD do të nisin më 30 tetor e do të vazhdojnë deri më 16 dhjetor.
“Aplikoni pranë zyrave të AZHBR nga data 30 tetor deri më 16 dhjetor. Jepi biznesit tënd mbështetjen e duhur për t’u zhvilluar më shpejt e më mirë”, – thotë ministri Çuçi.
Mbështetja përmes këtij programi konsiston kryesisht në investime në asete fizike në fermat bujqësore, investime në aste fizike për përpunimin dhe tregtimin e produkteve bujqësore dhe të peshkimit dhe diversifikim të fermave dhe zhvillim të biznesit.