MENU
klinika

Rritet numri i vdekjeve

Ndryshojnë këmbësorët, ulen shifrat e aksidenteve

21.10.2019 - 12:33

Në periudhën janar-shtator të këtij viti janë shënuar 1 136 aksidente rrugore nga 1 303 aksidente të ndodhura në nëntëmujorin e 2018-ës, duke shënuar një ulje prej 12.8%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sipas raportit të publikuar nga Instituti i Statistikave (INSTAT), për këtë periudhë, aksidentet rrugore në 14.2% të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit.

instat-konica.al
instat-konica.al

Numri i të aksidentuarve në nëntëmujorin e vitit 2019, sipas INSTAT, rezulton 1.570 persona nga 1.765 persona, duke u ulur me 11%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2018.

Gjatë kësaj periudhe, numri i aksidenteve sipas sjelljes së këmbësorit është ulur 38.3%, krahasuar me një vit më parë.

Referuar shifrave për muajin shtator numërohen 122 aksidente rrugore nga 156 aksidente të ndodhura në shtatorin e vitit 2018, duke shënuar ulje me 21.8%.