MENU
klinika

Ja deri kur mund të bëhet vetëdeklarimi!

Një datë e re për taksën e pronës

06.10.2019 - 17:11

Shtyrja e afatit të vetëdeklarimit për taksën e ndërtesës u ka dhënë më shumë kohë qytetarëve për të kryer procesin pa u penalizuar ndërsa kategorive përjashtuese për të mbledhur dokumentacionin e nevojshëm për t’iu shmangur detyrimit.

Në një thirrje të dytë drejtuar qytetarëve, Drejtoria e Ujësjellës Kanalizimeve iu kujton atyre ‘dateline’-n e ri, 30 tetor teksa nënvizon dokumentet që duhen të dorëzojnë ata që posedojnë një pronë të pahipotekuar.

Në mungesë të certifikatës së pronësisë mjafton një kontratë shitblerje, dhurimi a shkëmbimi, nëj akt privatizimi a vetëdeklarimi tek ALUIZNI apo qoftë rivlerësimin e fundit të pasurisë.

Ndërkohë, UKT ka sjellë edhe opsionin e vetëdeklarimit online.