Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes Eduard Shalsi mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të Biznesit në Tbilisi të Gjeorgjisë.
Në konferencën me temë “Krijimi i një mjedisi të favorshëm për zhvillimin e biznesit”, me Ombudsman të biznesit nga vende të ndryshme të botës, u diskutua mbi rëndësinë e rolit që institucionet kanë në mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të sipërmarrjes.
“Shumë interesante të dëgjonim mbi përvojat e vendeve të ndryshme dhe të këmbenim ide mbi mundësitë e bashkëpunimit. Prezantova eksperiencën tonë, rëndësinë që i kemi dhënë sipërmarrjes si dhe firmosëm bashkë me kolegun në Gjeorgji, Irakli Lekvinadze, një marrëveshje mirëkuptimi”, – tha ministri Shalsi.
Duke falenderuar Ombudsmanin e Gjeorgjisë për këtë hap të rëndësishëm të bashkëpunimit rajonal, Shalsi shprehet optimist se ky hap, “do të na ndihmojë në përmirësimin e punës dhe sigurimin e një mbrojtje më të mirë për sipërmarrësit”