MENU
klinika

Kurti lë të hapur muundësinë

Padrejtësi për negociatat/ VV, pjesë e zgjedhjeve të ardhshme në Shqipëri

20.10.2019 - 20:10

Fituesi i zgjedhjeve në Kosovë, Albin Kurti e ka cilësuar si padrejtësi faktin që Shqipërisë dhe Maqedonisë nuk iu hapën negociatat nga BE-ja.

Gjatë aktivitetit ku mbrëmjen e sotme ishte i ftuar në Tiranë nga Qendra e Vetëvendosjes në Shqipëri për të festuar fitoren e zgjedhjeve të 6 tetorit në Kosovë, ai tha se së shpejti do të takohet me kryeministrin Edi Rama.

“Padrejtësi që Shqipëria dhe Maqedonia nuk filluan negociatat. Ju takon dhe e kanë merituar. Minishengeni Ballkanik? Duhet kujdes në raportet me Serbinë, pasi dihet se cfarë u ka bërë shqiptarëve dhe para tre viteve bëri një puç në Maqedoni por dështoi. Sigurisht që do ta takoj së shpejti kryeministrin e Shqipërisë, por jo sonte. Është çështje ditësh dhe jo javësh kjo punë” tha ai.

Por a do të jetë Vetëvendosja në Shqipëri pjesë e zgjedhjeve?

“Këta e kanë autonominë e qëndrimeve dhe vendimeve, nuk e diktoj unë” tha ai. I pyetur mbi krijimin e qeverisë së re, Kurti u shpreh se “Jemi duke biseduar ende me LDK, koalicioni ynë qeveritar është i pashmangshëm. Jemi duke biseduar për harmonizimin e programit dhe ndarjen e përgjegjësive në qeveri.

Populli vendosi që ndryshimit ti prijë Vetëvendosja. Me informacionin që kam Vetëvendosjes nga rinumërimi i janë shtuar 484 vota, ndërsa LDK 133.

Këto janë më shumë simbolike, pasi substanca është aty, verdikti i popullit që më 6 tetor tha se regjimi i vjetër mbaroi”, përfundoi ai.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!