MENU
klinika

Deklarata “bombë” e Vuçiç

“Po armatoset Kosova. Duhet të armatosemi edhe ne!”

20.10.2019 - 16:26

“Jam i shqetësuar për shkak të përshkallëzimit të mundshëm të konfliktit në rajon, por po punojmë që të mos vijë deri tek kjo”.

Kështu u shpreh presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në televizionin serb “Prva”. Presidenti i Serbisë nuk kurseu një deklaratë të fortë, ndërsa tha se të gjithë vendet e rajonit po armatosen dhe këtë shtoi ai, duhet ta bëjë edhe Serbia.

“Këtë po e bëjnë të gjitha vendet përreth nesh. Jam gjithmonë i shqetësuar dhe po bëjmë gjithçka që të mos vijë deri tek destabilizimi në rajon. Edhe kjo iniciativa e Novisadit me Shqipërinë dhe me Maqedoninë e Veriut për ne është shumë e rëndësishme, sepse kjo është iniciativë edhe paqësore edhe politike, por edhe ekonomikisht e rëndësishme për ne”, tha Vuçiç.

Sipas, Aleksandër Vuçiç, shtetet që po armatosen janë Bullgaria, Rumania, Hungaria, Kroacia dhe vendet e tjera më të vogla, sipas mundësive dhe kapaciteteve që ato kanë.

“Po shohim se kush po i armatosë shqiptarët në Kosovë e Metohi dhe çfarë helikopterësh po tregton Mali i Zi. Krejt këto po i monitorojmë”- shtoi ai.

Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat