22.10.2019 - 15:48
Ndërsa rezultatet e planit operacional antiinformalitet nuk janë pasqyruar siç pritej në më shumë të të ardhura në buxhet në 9-mujor, Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Delina Ibrahimaj, sqaroi pak ditë më parë, se shkak kryesor është ecuria e ulët e TVSH-së për shkak të projektit TAP dhe sektorin hidroenergjetik.
Ndërsa, këtë situatë e lidh edhe me zgjedhjet vendore të mbajtura në Qershor të 2019.
Ibrahimaj thekson se rezultatet e aksionit pritet të pasqyrohen në të ardhurat e 10 mujorit në buxhetin e shtetit.