MENU
klinika

Nga The Guardian

Pse populistët evropianë nuk heqin dot dorë nga gënjeshtrat?

02.10.2019 - 11:45

Përroi i gënjeshtrave që rrjedh nga goja e populistëve duket i pamëshirshëm: nga rutina e Donald Trump që gënjen për  gjithçka, deri tek Boris Johnson e të tjerët.

Hulumtimi im për populizmin diku tjetër në Evropë konfirmon se gënjeshtra është një tipar i vazhdueshëm i politikës populiste.

Në Francë, Marine Le Pen gënjen për mënyrën sesi partia e saj harxhon paratë publike dhe llogaritë e saj (të rreme) në Twitter. Viktor Orbán, kryeministri hungarez, gënjen në mënyrë sistematike në lidhje me shpërnguljen në vendin e tij. Ndërsa për Matteo Salvinin e Italisë, nëse buzët i lëvizin, ai gënjen.

Për të qenë të qartë, kjo nuk ka të bëjë me të djathtën apo të majtën, por përkundrazi, si populistë, këta politikanë përdorin gënjeshtra të paturpshme.

Në librin e lojërave populiste, gënjeshtra vetë lavdërohet; është një instrument i subversionit, qëllimi është të tregojë se gënjeshtari nuk do të ndalojë asgjë për t’i “shërbyer njerëzve”.

Gënjeshtrat janë sinjal se këta politikanë nuk janë të detyruar nga normat e zakonshme të elitës liberale demokratike.

Sa më të larta të jenë aksionet, aq më të mëdha janë gënjeshtrat: ndërsa populistët u afrohen pushtetit, shtohen gënjeshtrat.

Në kulturat politike, ku transparenca është një përbërës thelbësor i jetës politike, vendet nordike, për shembull (politikanët suedezë, natyrisht, ndajnë detaje të deklaratave të tyre tatimore), çështjet janë edhe më interesante. Këtu gënjeshtra është më shumë tabu se gjetkë.

Në Mbretërinë e Bashkuar, populizmi është ndoshta në më të rrezikshmit, sepse askush nuk e merr seriozisht derisa të jetë vonë.

Ne duhet të ndalojmë të pyesim pse votuesit besojnë të pavërtetat e populistëve dhe pse ata e lejojnë veten të mashtrohen vazhdimisht nga ata . Qëllimi i gënjeshtrës populiste nuk është të besohet.

Shumë vonë ne duket se po kuptojmë se politika e gënjeshtrës dhe sjelljes së paturpshme janë elementë të fuqishëm në ideologjinë gërryese të populizmit.

Catherine Fieschi është autorja e librit Populokracia: Tirania e origjinalitetit dhe ngritja e populizmit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Jean Claude-Juncker/ Project Syndicate

Bota ka nevojë për europianët…