MENU
klinika

Raportet e Bankës së Shqipërisë

Rriten investimet, zgjerohen grupet e ndërmarrjeve

24.10.2019 - 14:31

Tre grupet e ndërmarrjeve (të vogla, të mesme dhe të mëdha) kanë zgjeruar veprimtarinë e tyre të prodhimit përmes rritjes së investimeve në gjashtëmujorin e parë të vitit 2019.

Banka e Shqipërisë në vrojtimin e publikuar së fundi mbi “rezultatet financiare të ndërmarrjeve”, citon se, “në gjysmën e parë të këtij vitit, të tre grupet e ndërmarrjeve kanë shënuar rezultate pozitive të rritjes së investimeve, përkatësisht 4,8% më shumë në rastin e ndërmarrjeve të vogla, 14,2% për ndërmarrjet të mesme dhe 20,6% rritje për ato të mëdha”.

Rritja e shpenzimeve për zgjerimin e veprimtarisë, (investime) mund të ketë ndikuar në rënien e rezultatit financiar gjatë periudhës, por mundtë sjellë një përmirësim në të ardhmen, çka mbështetet dhe nga pritshmëritë pozitive të tre grupeve të ndërmarrjeve.

Banka e Shqipërisë konstaton se edhe për gjashtëmujorin e ardhshëm (6MII, 2019), të tre kategoritë e ndërmarrjeve, shprehen optimiste për zgjerim të mëtejshëm të veprimtarisë së tyre në prodhimin dhe fitim ekonomik.

Krahasuar me gjashtëmujorin e parë të 2019-ës, këto pritje duken më optimiste tek ndërmarrjet e vogla dhe të mesme dhe disi më të ndrydhura në rastin e ndërmarrjeve të mëdha, bën të ditur BSH-ja.