MENU
klinika

"Lojërat e fatit kanë pasur një efekt negativ"

Sejko bën bilancin: Ekonomia po njeh rritje pozitive!

02.10.2019 - 17:03

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ka dhënë sot një konferencë për mediat, ku foli për vendimmarrjen e politikës monetare, pas mbledhjes së Këshillit Mbikëqyrës.

Sejko vlerësoi se pavarësisht disa vështirësive, ekonomia shqiptare në tërësi ka trend pozitiv rritjeje.

“Këshilli Mbikëqyrës vlerësoi se pavarësisht vështirësive, rritja ekonomike ka trend pozitiv. Kjo bazohet në uljen e papunësisë dhe politikat e duhura të aplikuara në ekonomi. Ekonomia shqiptare po njeh rritje pozitive. Prodhimi i Brendshëm Bruto është rritur me 2.3 për qind. Kredia në sektorin privat ka njohur rritje.

Tregjet financiare kanë pasur norma të ulëta financiare. Kanë rënë kreditë e këqija në rang vendi. Banka e Shqipërisë sheh rritje të ekonomisë në një kohë-zgjatje afat-mesëm. Normalizimi i politikës monetare pritet që të bëhet në mënyrë graduale.”, tha Sejko.

I pyetur rreth ndikimit të mbylljes së lojërave të fatit në ekonomi, Sejko tha se ato kanë patur një efekt negativ në rritjen e ekonomike.

“Lojërat e fatit kanë pasur një efekt negativ në rritjen ekonomike -0.6 deri në -0.7%. ndikimi i tyre ka qenë ky për tre mujorët respektiv”, tha ai.

Sa i përket kursit të këmbimit, Guvernatori i bankës së Shqipërisë u shpreh se është shfaqur më i stabilizuar se vitin e kaluar.

“Kursi i këmbimit është shfaqur më i stabilizuar në raport me vitin e kaluar. Sektorë të ndryshëm të ekonomisë kanë qenë më të përgatitur për të përballuar çmimit të kursit të këmbimit. Duke qenë që kemi më shumë importe se eksporte, kursi i këmbimit nuk ka pasur efekt të fuqishëm. Ne e shohim kursin e këmbimit si një faktorë që ndikon pozitivisht ose negativisht në inflacion. Kursi i këmbimit është shfaqur i stabilizuar. Praktikisht ne e monitorojmë”, tha Sejko.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Mbledhja e Komitetit Kombëtar të Sistemit të Pagesave

Sejko: BSH hapa thelbësorë në kuadër të reformimit të pagesave!