MENU
klinika

"Shpresojmë të çelen para majit 2020"

‘Faleminderit SHBA!’, Rama reagon pas deklaratave të DASH për negociatat

19.10.2019 - 08:14

Pas reagimit të Departamentit të Shtetit ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama, duke shpërndarë fjalën e plotë të Departamentit të Shtetit ka falenderuar SHBA për përkrahjen.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë shprehur të zhgënjyer për vendimin e Këshillit Europian për sa i përket hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Me anë të një reagimi zyrtar Departamenti i Shtetit shprehet se BE nuk i njohu përpjekjet dhe reformat e të dy vendeve.

Në reagimin në fjalë thuhet se DASH shpreson që Këshilli Europian do të arrijë konsensus për një vendim pozitiv për të dy vendet kohë përpara Samitit BE-Ballkani Perëndimor verën tjetër.

Mes të tjerash zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Morgan Ortagus thekson se një vendim pozitiv do të rikonfirmonte besueshmërinë për integrimin e këtyre dy vendeve në BE.

Deklarata nënvizon faktin që “Këshilli Europian nuk i tha “jo” as Shqipërisë dhe as Maqedonisë së Veriut, dhe as nuk përcaktoi kushte të reja për hapjen e negociatave për anëtarësim. Shpresojmë që Këshilli Europian do të arrijë konsensus për një vendim pozitiv për të dy vendet kohë përpara Samitit BE-Ballkani Perëndimor verën tjetër”.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!