MENU
klinika

Raporti i "Doing Business"

Shqipëria zbret 19 vende/ Denaj: Na penalizon metodologjia!

24.10.2019 - 15:04

Për ministren e financave dhe ekonomisë Anila Denaj raporti i “Të Bërit Biznes 2020” nuk do të thotë regres por vijmësi të procesit të reformave në ekonomi.

Sipas saj ulja nuk është vetëm për Shqipërinë por edhe në disa vende të tjera të rajonit. Përsa i takon vendit tonë Denaj tha se ulja në renditje ka të bëjë me disa ndryshime metodologjike.

“Është e vërtet që sot kemi një ulje të renditjes me 20 vende e cila po të shikohet edhe në disa vënde të tjera të rajonit nuk është se ka qënë shumë optimiste. Kjo nuk na heq absolutisht leximin me vëmendje në raportin doing business dhe në mënyrë absolute kalimi indikator për indicator mënyra më e mirë për ta lexuar.

Ndryshimi i metodologjisë sidomos në dy aspekte të cilët japin një peshë më të madhe element të cilët për vende të tjera të ekonomisë më të vogla si shqipëria sigurisht krijon ndrsyhim në renditje por nuk mund të themi se ka regres dhe nuk është bërë asnjë përpjekje dhe reforma, ato janë në proces dhe ato finalizohen në të gjithë komponentët si në aspektin e implementimit të sistemeve IT ashtu dhe të procedurave.” tha Denaj.

Një tjetër argument që ministrja e financave jep për raportin e të bërit biznes lidhet me lejet e ndërtimit dhe me rritjen e taksës në infrastruktures nga pushteti vendor.

“Indikator në rënie me impakt negativ është marrja e lejes së ndërtimit, ku metodologjia e ndryshuar nuk konsideron si prioritare faktin që Shqipëria zbaton një proces online të marrjes së lejes së ndërtimit dhe shkurtim efektiv të kohës në marrjen e lejes. Por pesha më e madhe në këtë indikator i është dhënë rritjes së kostos si pasojë e rritjes së taksës në infrastrukturë për pushtetin vendor. Ky ndryshim ndikon.” vijoi Denaj.

Sipas raportit Shqipëria pati përmirësim ne besueshmërinë e furnizimit me energji duke përdorur një sistem automatik të kontrollit mbikëqyrës dhe përvetësimit të të dhënave për monitorimin e ndërprerjeve dhe restaurimin e shërbimit.

Raporti i “Doing Business”

Shqipëria ulet 19 vende brenda një viti në listën e 190 ekonomive të botës, të analizuara nga Banka Botërore në raportimin e saj të përvitshëm “Doing Business”.

Sipas BB, ekonomia shqiptare ka kaluar nga vendi 63, në të 82-tin. Performanca më e dobët për ekonominë shqiptare vlerësohet ajo në drejtim të marrjes së lejeve të ndërtimit nga biznesi, për të cilat jemi në vendin e 166-të në botë, ndërkohë që vjet ishin në vendin 151 dhe tek 106-a dy vjet më parë.

Ky është një difekt që lidhet me vendime, të cilat i merr pushteti vendor. Ndërkohë, edhe tek zbatimi i kontratave shënohet një performancë shumë e ulët, që na rendit në vendin e 120-të. Situata në këtë drejtim ka lidhje me vendime korruptive të Gjyqësorit. Edhe vlerësimi për pagesën e taksave është mjaft i ulët, duke renditur Shqipërinë në vendin e 123-të në botë.

Por, për hapjen e një biznesi, Banka Botërore mendon se Shqipëria krijon kushte më të favorshme, duke na vendosur në vendin e 53-të.

Ndërsa për tregtinë ndërmjet kufijve marrim një vlerësim edhe më të larta, duke u renditur në vendin e 25-të në botë.

Ndër 10 tregues të marrë parasysh nga ekspertët e Bankës Botërore në vlerësimin e ekonomive të vende të botës, 9 prej tyre për Shqipërinë janë parë në ulje këtë vit.

Në vendin e parë në botë radhitet Zelanda e Re, e ndjekur nga Sngapori dhe Hong Kongu. Kurse në fund të listës janë Somalia, Eritrea dhe Venezuela. Fqinji ynë lindor, Maqedonia e Veriut, ka marrë nota shumë pozitive, që e radhitin në vendin e 17-të në botë.

Vende të tjera ballkanikë që performojnë pozitivisht janë Serbia (vendi i 44-t) dhe Mali i Zi (në të 50-tin).