MENU
klinika

Raporti

Si shkoi biznesi këtë javë?

18.10.2019 - 12:20

Propozimi i OECD (Organizata per Bashkepunim Ekonomik dhe Zhvillim) eshte per te hequr dhe lene menjane rregullat aktuale te cilet mbulojne taksat nderkombetare te korporates, “te cilat datojne ne vitet 1920 dhe nuk jane me te mjaftueshme” ne nje bote te globalizuar dhe te krijojne nje sistem qe njeh “dixhitalizimin” e ekonomise boterore.

Plani do t’i jape fund praktikave te disa dekadave, duke lejuar nje vend te taksoje nje kompani e cila ben “biznes mjaftueshem” brenda kufijve te tij, edhe nese nuk ka baze atje. OECD deshiron te krijoje nje plan multilateral i cili do te tejkaloje arnimet ligjore unilaterale. Sistemi i ri nuk do te aplikohet vetem per kompanite e teknologjise si Apple dhe Facebook, te cilat jane kritikuar qe kane menjanuar taksat ne vendet si Anglia dhe Franca, por gjithashtu edhe per firmat e produkteve luksoze, prodhuesit e makinave, si dhe per industrite te cilat jane mjaft te globalizuara.

Bursa e Hong Kong-ut e terhoqi kerkesen e dhene per bursen e Londres prej 39 miliard dollare. Bursa e Londres nuk e pranoi oferten, duke perforcuar zotimin per te blere Refinitiv, kompani e te dhenave financiare. Bursa Britanike ka thene se e sheh Shangain si nje porte ne tregjet Kineze, dhe ka krijuar lidhje te forta me investitoret atje.

Duke u perpjekur te lere pas epoken e Carlos Ghosn, Nissan vendosi si CEO Makoto Uchida, duke zevendesuar Hiroto Saikawa, i cili u hoq nga pozicioni, gjithashtu ishte protezheja e Ghosn.

Uchida do te drejtoje nje skuader prej tre vetesh ne krye te kompanise japoneze te makinave, e cila po ul prodhimet ne perballje me renien e shitjeve.

BP (British Petroleum) njoftoi se Bob Dudley do te dale ne pension ne fillim te vitit tjeter dhe do te zevendesohet nga Bernard Looney, i cili drejton biznesin e kerkimeve. Dudley mori frenat e BP ne 2010, menjehere pas fatkeqesise se Deepwater Horizon (shperthimi dhe rrjedhja e naftes ne det). Ai e drejtoi kompanine ne mes te reklamimeve ligjore te shumta, te cilat hengren nje pjese te mire te fitimeve te saj. Perpara saj ai kishte drejtuar TNK-BP, ndermarrjen e perbashket ne Rusi, e cila eventualisht pati konflikte me autoritetet.

Nje juri ne Philadelphia vendosi qe Johnson & Johnson te paguaje 8 miliard dollare si rrjedhoje e demtimeve qe nje burre reklamoi se perdorimi i Risperdal ne te shkuaren, nje droge antipsikotike, i shkaktoi atij rritjen e gjokseve. Kompania e cila perballet me me shume se 13 mije padi mbi Risperdal, tha se do te apelonte kunder vendimit, i cili pershkruhet si “i tepert dhe i pa bazuar”

Papunesia ne Shtetet e Bashkuar ra ne nivelet me te uleta ne 50 vjet, 3.5%. Nje njesi matese me e gjere e nenutilizimit ne tregun e punes ra ne 6.9%, me e uleta qysh prej vitit 2000.

Miliona njerez ne Kalifornine Veriore paten nderprerje elktriciteti nga kompania Pacific Gas and Electric, pas perpjekjeve per te parandaluar zjarret qe u ndezen nga linjat e tensioneve te larta. PG&E shpalli falimentin ne Janar mes rekalmimesh se pajisjet kishin ndezur zjarret vdekjeprures. Nderprerja mund te zgjase me ditë dhe prek Silicon Valley dhe Bay Area, por jo San Franciscon. Edhe pjesa e Jugut te Kalifornise thuhet se do t’ju ne shtrohet te njejtave masa.

Shtetete Bashkuar humben vendin e pare ndaj Singaporit ne Forumin Ekonomik Boteror per sa i perket Indeksit Konkurues. Hong Kongu, Hollanda dhe Zvicera gjithashtu perbene pese vendet e para, ndersa Britania zuri vendin e nente nga 141 vende ne studim.

Ne nje ceremoni firmosjeje ne Shtepine e Bardhe, Shtetet e Bashkuara dhe Japonia vulosen Marreveshjen e re tregtare mes tyre. Administrata Trump e kerkoi kete marreveshje pasi doli nga marrevshja e transpaqesorit. E cila mbulon 11 shtete. Ky pakt bilateral eshte me i kufizuar ne fushen e mbulimit, duke permbledhur kryesisht produktet e agrikultures dhe duke ju shmangur çeshtjeve delikate siç eshte eksporti i makinave.

Marreveshja ul tarifat, nje ndryshim nga gjobat e ndersjellta te cilat sollen diskutimet e ndezura me Kinën. Nje rritje tjeter ne tarifa per mallra Kineze qe kushtojne rreth $250 miliard dollare, solli zyrtaret Kinez te udhetojne drejt Washingtonit per nje raund tjeter diskutimesh.

Perpara diskutimeve Shtetet e Bashkuara e rriten presionin ndaj kompanive Kineze duke shtuar me shume nga keto kompani ne Listen e Zeze, qe perfshin kompani te reja qe punojne ne fushen e inteligjences artificiale. Njera nga ato, Megvii, e cila punon ne teknologjine e njohjes se tipareve te fytyres, ka aplikuar te kthehet ne firme publike ne bursen e Hong Kongut. Shtetet e Bashkuara thone se keto kompani jane te implikuara ne zbatimin e fushates Kineze te shtypjes kunder Myslymaneve ne Xinjiang.

Nderkohe Apple terhoqi nje aplikacion nga I-phone i cili ju lejonte protestuesve ne Hong Kong te hartezonin levizjet e policise. Kjo terheqje ndodhi pasi kompania u kritikua ashper nga media shteterore Kineze./ Konica.al