MENU
klinika

Këshillat e një eksperti

Si të jesh në rregull me financat e tua!

18.10.2019 - 10:13

-Mëso si të buxhetosh në mënyrë sa më të mirë, sepse të lejon të dish sa para të shpenzosh apo kursesh në një afat të caktuar kohor.

-Bëj kujdes dhe listo shpenzimet, pasi shumë njerëz nuk dinë se ku shkojnë paratë e tyre. Listo të ardhurat dhe shpenzimet dhe sigurohu që paratë të shkojnë aty ku duhet.

-Evito sa më shumë borxhet ose mos merr më shume seç duhet kredi. Kjo bën që në vend që të paguash shuma të caktuara kundrejt borxhit apo kredive, këto shuma mund të investohen për të ardhmen, për pension etj.

-Diversifiko investimet e mundshme për të ulur nivelin e riskut dhe për të patur të ardhura më të sigurta. Sa më shumë i afrohesh moshës së pensionit aq më e rëndësishme është të diversifikosh pasi nuk nevojiten risqe të tepërta.

-Shih të ndërtosh burim të ndryshëm të ardhurash pasi është më e lehtë se sa të punosh për të pasur një shumë të madhe parash dhe pastaj ta investosh për interesa.

-Duhet të kesh siguracion për shëndetin pasi është një nevojshmëri në ditët e sotme ku shërbimi shëndetësor është mjaft i shtrenjtë.

-Kujdes me shpenzimet e tepërta për sa i përket shtëpisë/qirasë, transportit/makinës, apo argëtimit. Shumë njerëz shpenzojnë shumë në këto tre fusha dhe është e udhës të ulesh dhe të llogaritësh se sa shpenzon në secilën dhe ç’pjesë të të ardhurave të tua të merr. Nëse të duket shumë në një fushë, duhet të gjesh mënyra për ta ulur.

-Konsidero të ardhmen tënde financiare. Shumë njerëz janë të fokusuar tek e sotmja. Duhet parë se si veprimet e tua të tanishme do të ndikojnë në aktivitetin dhe gjendjen financiare në të ardhmen. Kështu që secili duhet t’i përgjigjet pyetjes se ku do që të jesh pas 1, 3, dhe 5 vjetëve. Përgjigju pyetjes dhe puno për ta kthyer në realitet.

-Sigurohu të investosh diçka pavarësisht nga shuma e parave. Ekziston një mendim që duhet të kesh shumë para për të investuar. Realiteti qëndron ndryshe. Madje është e rëndësishme që edhe kur të ardhurat janë modeste, një pjesë e tyre, sado e vogël, duhet të shkojë për investim apo kursime./Konica.al