MENU
klinika

Hetimi i bordit mbikqyrës

Situatë kaotike me kontabilistët, vetëm 600 në përputhje me ligjin

14.10.2019 - 09:51

Pjesa dërrmuese e kontabilistëve që përgatisin dhe certifikojnë bilancet e bizneseve janë të palicencuar ose nuk përmbushin kërkesat ligjore.

Situata kaotike është konstatuar pas një hetimi nga bordi i mbikëqyrjes publike

Por veç kontabilistëve, shkelje janë konstatuar edhe tek kompanitë e auditimit, përfshirë ato që janë emra të mëdhenj ndërkombëtar
Kontabilistët dhe kompanitë e auditimit janë linja e parë e mbrojtjes kundër pastrimit të parave apo evazionit fiskal.

Por kur ata janë jashtë ligjit, atëherë edhe bilancet e bizneseve që kanë certifikuar, janë të dyshimta.

Kjo është një situatë kaosi që vazhdon prej gati 20 vitesh. Por bordi i mbikqyrjes kërkon ta ndryshojë duke I lënë afat 12 muaj cdo kontabilisti apo shoqërie auditimi që të plotësojë kërkesat e ligjit,

Bordi i mbikqyrjes është një institucion i ri, i ngritur me ndihmën e bankës botërore, pikërisht për të mbikqyrur dhe rregulluar tregun e subjekteve që përgatisin apo certifikojnë llogaritë financiare të biznesit.