Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton se në periudhën 14-18 tetor 2019 ka ushtruar 484 kontrolle ku janë konstatuar 89 shkelje të legjislacionit tatimor.
Referuar të dhënave të publikuara nga Tatimet, 10 subjekte kanë rezultuar të paregjistruara në organet tatimore, 6 tatimpagues janë penalizuar për shkeljen e moslëshimit të kuponit tatimor (rasti i parë), ndërsa 2 tatimpaguesve u janë bllokuar ambientet për 30 ditë kalendarike për moslëshim kuponi tatimor (hera e dytë).
Ndërkohë, 10 tatimpagues janë penalizuar pasi janë konstatuar me punonjës të padeklaruar, nga të cilët 8 subjekte janë të përgjegjësisë tatimore “biznes i vogël” dhe 2 subjekte jane të përgjegjësisë tatimore “biznes i madh” ndërsa 10 tatimpagues janë konstatuar se nuk kanë pasur të instaluar pajisjet fiskale dhe 6 tjerë nuk i mbanin pajisjet fiskale në gjendje pune. Po ashtu, 15 tatimpagues janë konstatuar se dispononin mallra pa dokumentacion tatimor.
Tatimet njoftojnë se strukturat e Monitorimit në Terren vijojnë kontrollet në të gjithë vendin.