MENU
klinika

Veliaj pret ambasadorin në Tiranë

Tërmeti/ Ambasada e Katarit ndihma për familjet e prekura

11.10.2019 - 16:29

Tirana ka nisur rimëkëmbjen dhe rikthimin në normalitet për të gjitha familjet që u prekën nga tërmeti i 21 shtatorit.

Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me biznesin e ndërtimit, po punon për rindërtimin sa më parë të të gjitha shtëpive të dëmtuara, ndërkaq nuk mungon as solidariteti për ndihma konkrete në ushqime, veshje dhe pajisje elektroshtëpiake. Shteti i Katarit iu përgjigj menjëherë thirrjes së Bashkisë së Tiranës dhe nëpërmjet ambasadës në vendin tonë ka kontribuar me disa kamiona me ndihma, duke treguar edhe një herë bashkëpunimin e shkëlqyer dhe miqësor mes dy vendeve.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ambasadori i Katarit në vendin tonë, Ali bin Hamad Al-Marri morën pjesë në dorëzimin e ndihmave në magazinat e rezervave të emergjencave të Tiranës. Ai falenderoi miqtë nga Katari, të cilët iu gjendën sërish krah Tiranës, dhe theksoi se mes dy vendeve është konsoliduar një marrëdhënie miqësie që del në pah qoftë në ditë të mira, ashtu edhe në ditë jo të mira.

“Jam shumë mirënjohës për gjithë ndihmën që kam marrë nga miku im, ambasadori i Katarit, ndër të parët që i është përgjigjur thirrjes sonë për të dhënë një ndihmë të konsiderueshme për fazën e emergjencës. Një mik i mirë është edhe në gëzim, edhe në hidhërim. Kemi qenë bashkë në gëzime dhe në shumë aktivitete sportive, si ato që bëmë për kampionatin botëror, por jemi sot edhe në ditën tonë të nevojës dhe besoj që këtu duket shoqëria e vërtetë, kur dikush të gjendet në ditën që ke një fatkeqësi”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku u shpreh se pavarësisht kalimit të momentit të parë të emergjencës që krijoi tërmeti, ndihmat janë të nevojshme, sidomos për ato familje që iu janë dëmtuar shtëpitë dhe që sot janë strehuar në çadra apo te familjarët e tyre, derisa Bashkia e Tiranës të përfundojë para Vitit të Ri rindërtimin e shtëpive të reja.

“Sot kemi dhjetra krevatë e shtretër, dhjetra batanije, paketa ushqimore, për qindra familje në gjithë territorin e Tiranës rurale, aty ku kanë qenë edhe dëmtimet më të mëdha dhe kjo është arsyeja pse do të vazhdojmë me shpërndarjen e ndihmave që ka siguruar populli i Katarit, tek të gjitha familjet që janë prekur, për të menaxhuar situatën deri në ndërtimin e shtëpive të reja”, shtoi Veliaj.

Ai theksoi se Bashkia e Tiranës do të mbajë premtimin e dhënë që shtëpitë e dëmtuara të rindërtohen në një afat sa më të shkurtër, ndërsa do t’i qendrojë pranë familjeve të prekura edhe me ndihma.

“Bashkia e Tiranës ka arritur me shumë sukses që të caktojë një sipërmarrës për ndërtimin e një shtëpie të dëmtuar. Ndërkohë që ndërtojmë këto shtëpi, miq, si miqtë tanë nga Katari, janë duke siguruar ndihmat e nevojshme, që askush të mos ndihet i lënë pas dore. E kuptoj si funksionon edhe situata e emergjencës: 3 ditë është lajmi dhe mbulohet hataja, pastaj ndodh një dramë a çudi tjetër e të gjithë shpërqëndrohemi. Ajo që mund t’ju siguroj është që Tirana dhe miqtë e Tiranës nuk shpërqëndrohen. Ne do të rrimë të fokusuar derisa ta çojmë këtë mision deri në fund dhe derisa të sigurohemi që çdo shtëpi është rindërtuar dhe çdo njeri ka marrë ndihmën e nevojshme”, u shpreh Veliaj.

Ambasadori i Katarit në vendin tonë, Ali bin Hamad Al-Marri, shprehu solidaritetin e plotë të popullit katarian me situatën që shkaktoi tërmeti.

“Jemi sot këtu për të shprehur solidaritetin tonë me popullin shqiptar, pas tërmeteve të fundit. Sikurse e tha edhe kryetari, miqtë e mirë duken në ditë të vështira. Jam krenar që populli katarian i gjendet pranë sot vëllezërve të tyre shqiptarë të prekur nga tërmeti. Dua të përmend këtu edhe rolin e “Katar Charity” për reagimin e shpejtë në ndihmë të familjeve të prekura dhe mbështetjen e menjëhershme e të pakursyer në kohë vështirësie. Falenderoj gjithashtu kryetarin e Bashkisë së Tiranës për fjalët e ngrohta në drejtim të Shtetit të Katarit, si dhe për interesimin dhe koordinimin e plotë që këto ndihma t’u shkojnë sa më parë familjeve në nevojë. Uroj që të tilla situata të mos përsëriten, por ne në çdo rast do të jemi gjithmonë krah jush”, tha ambasadori i Katarit.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!