MENU
klinika

Nga Zëri i Amerikës

‘Tirana përshëndet zhvillimin e zgjedhjeve në Kosovë, i quan të shkëlqyera’

07.10.2019 - 16:09

Drejtuesit më të lartë të shtetit dhe politikës në Shqipëri përshëndetën sot zgjedhjet në Kosovë në të cilat, partitë kryesore të opozitës, Vetvendosja dhe LDK, dolën fituese. “Zgjedhjet e djeshme në Kosovë ishin një shembull i shkëlqyer i funksionimit të demokracisë dhe i besimit te demokracia dhe vota e lirë”, deklaroi presidenti Ilir Meta, duke uruar qytetarët dhe klasën politike të Kosovës të cilët sipas tij “i treguan mbarë botës se shteti i Kosovës është jo vetëm tërësisht funksional, por edhe një shembull i demokracisë në rritje, në një rajon që ende vuan nga autoritarizmi dhe pamundësimi i zgjedhjeve tërësisht të lira, si ato që e gjithë bota ndoqi dje në Kosovë”.

Nga ana e tij kryeministri Edi Rama foli për “për zgjedhje të suksesshme parlamentare” duke uruar “Vetëvendosjen e Albin Kurtit për rezultatin më të mirë. LDK e Vjosa Osmanin për rezultatin e dytë më të mire” por dhe “PDK e Kadri Veselin për pranimin shembullor të rezultatit. Sa më e mbarë dita e re për Kosovën”, përfundon postimi i zotit Rama në Titter.

Për drejtuesin e opozitës shqiptare Lulzim Basha “Kosova hapi një faqe të re në rrugëtimin e saj si shtet demokratik. Populli i Kosovës votoi për ndryshim duke mandatuar opozitën për të udhëhequr në rrugën e transformimit ekonomik dhe integrimit euro-atlantik”.

Ndërsa uron dy partitë fituese, Vetvendosjen dhe LDK-në për fitoren, zoti Basha shton më tej se “populli i Kosovës dha një shembull frymëzues me pjesëmarrjen civile dhe masive në zgjedhje, Policia e Kosovës tregoi profesionalizëm të lartë në ndalimin e menjëhershëm të atyre që cënuan sekretin e votës së lirë duke e fotografuar atë.

Kosova i dëshmoi botës se është një demokraci funksionuese dhe se meriton sa më parë vendin dhe rolin e saj në të gjitha institucionet dhe proceset ndërkombëtare”.

Edhe për drejtuesen e LSI-së, Monika Kryemadhi “zhvillimi i zgjedhjeve në Republikën e Kosovës ditën e djeshme ishte një tregues i shkëlqyer i maturisë demokratike që kanë arritur qytetarët dhe përfaqësuesit e tyre politik.

Kosova dha një shembull të kulturës demokratike dhe përgjegjësisë qytetare, i cili do të ndikojë pozitivisht në rritjen e statusit ndërkombëtar të saj”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!