MENU
klinika

Teksti i identifikimit të viktimave

Vendi ku u vranë më shumë se një milion njerëz!

04.10.2019 - 08:27

Çdo janar kujtohet Dita e Kujtimit.

Iniciativa të shumta zhvillohen në të gjithë botën, për të mos harruar atë që ndodhi, në mënyrë që të mos përsëritet më kurrë.

Fëmijë që i mbijetuan Aushvicit pak para lirimit!
Aushvic u ndërtua në vitin 1940 në një fshat të vogël të Polonisë që sot është pjesë e qytetit të Bremës. Themelohet me urdhrin e Hainrih Hitlerit dhe komandohet nga Rudolf Hos. Që më 14 qershorin e atij viti, dërgohen në barakat e tij 728 të burgosur polakë. Më pas fillon ardhja masive e të burgosurve nga e gjithë Evropa. Nga viti 1924 deri në vitin 1944, makina naziste e vdekjes e shumëfishoi këtë kamp përqendrimi në 40 filiale, afër fonderive, minierave dhe fabrikave ku shfrytëzoheshin të burgosurit.

Heqja e trupit të drejtuesit të Aushvicit menjëherë pas ekzekutimit (1947)

Numri i saktë i personave të vrarë në Aushvic nuk është llogaritur kurrë me siguri, por vlerësime të besueshme flasin për mbi 1 milion e gjysmë viktima. Në dokumentet e kampit u regjistruan vetëm 400 mijë të burgosur, 96% e të cilëve humbën jetën.

Memoriali i Yad Vashem në Izrael është monumenti përkujtimor i Holokaustit, pra, shfarosjes masive të hebrenjve nga nazistët. Yad Vashem do të thotë: ‘Një përkujtim e një emër”. Vendimin për ndërtimin e tij e mori Parlamenti Izraelit (Knesset) në vitin 1953.

Ndërtesa ka Sallën përkujtimore, Muzeun historik, Galerinë e artit, Sallën e emrave, Arkivin, Luginën e bashkësive të humbura, Qendrën edukative dhe Kopshtin e famshëm të të Drejtëve ndërmjet kombeve, për nder të njerëzve nga të gjitha kombet e fetë, që vunë në rrezik jetën e tyre për të shpëtuar hebrenjtë nga shfarosja.

Memoriali ngrihet pranë Malit Herzl, në Majën e Har Hazikaron (Mali i Kujtimit). Brenda është ‘Hall of Remembrance”, një strukturë në formë çadre, që përkujton vrasjen e 6 milionë hebrenjve, shpesh bashkësi të tëra hebraike të zhdukura.

Këtu, para një flake, që nuk shuhet kurrë, janë shkruar emrat e njëzet e dy kampeve të përqendrimit dhe ruhen disa nga urnat me hirin e viktimave të furrave krematore. Ndërsa në Arkivin Qendror të Holokaustit e të Heroizmit, ruhen 50 milionë dokumente mbi shfarosjen në masë të hebrenjve.

  • Po ju njohim me tekstin e identifikimit të viktimave që gjendet në Aushvic:

“Duke lartuar flakën, që digjet në përjetësi,

në këtë Memorial, para hirit të shenjtë

të vëllezërve tanë, një me ta, e ndjejmë veten

një me kujtimin e tyre;

me 6 milionë bij prej popullit tonë

që pësuan martirizimin e vdiqën

nga dora e nazistëve dhe e bashkëpunëtorëve të tyre,

së bashku me grupe të vogla e të mëdha hebraike,

të shkatërruara me synimin e ultë për të shlyer

emrin dhe kulturën e Izraelit në botë.

Me druajtje të shenjtë kujtojmë forcën e shpirtit

të vëllezërve tanë, madhështinë, guximin

e luftëtarëve që ndër geto ndezën

flakën e kryengritjes, duke shpëtuar nderin

e dinjitetin e popullit hebre; kujtojmë luftën

krenare e sublime të Kombit tonë për të shpëtuar

trashëgiminë e etërve e fytyrën njerëzore të bijve.

Kujtojmë, së fundi, ‘ të Drejtit e Kombeve’

që vunë në rrezik jetën e tyre

për të shpëtuar atë të hebrenjve”.

Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!

Pesë ditë pas shkarkimit të Abigeila Voshtinës

Aulon Naçi emërohet drejtor i ri i TKOB