Presidenti Ilir Meta është takuar me Presidentin e Francës Emmanuel Macron, me rastin e Forumit të Parisit për Paqen.
Meta ka shpërndarë edhe një video të mbërritjes në Francë, ku është takuar me homologun e tij gjatë mbrëmjes së djeshme.
Krahas videos presidenti Meta shkruan se bashkëpunimi me Francën është shumë i rëndësishëm për të ardhmen tonë europiane.
“Kënaqësi e veçantë të takohesha mbrëmë me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron, me rastin e Forumit të Parisit për Paqen! Bashkëpunimi me Francën, shumë i rëndësishëm për të ardhmen tonë europiane!” shkruan Meta.
Kujtojmë se Franca ishte shteti i Bashkimit Evropian që vendosi veton për të mos hapur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, edhe pse të gjithë shtete e tjera me në krye Gjermaninë ishte pro hapjes së negociatave për anëtarësim.
Forumi i Paqes i Parisit është mbajtur për herë të parë vitin e kaluar, në 100 vjetorin e armëpushimit që solli fundin e Luftës së Parë Botërore dhe synon të bëjë bashkëudhëheqës të shteteve, të organizatave kryesore ndërkombëtare dhe të institucioneve tjera, që të bashkëpunojnë për arritjen dhe forcimin e paqes në botë.