Ambasada Amerikane në Tiranë ka dhënë një tjetër mesazh për luftën kundër krimit dhe korrupsionit në sistemin gjyqësor.
Përmes një video në “Twitter”, ambasada e SHBA thekson se për të përmirësuar sistemin gjyqësor në Shqipëri ka ndihmuar edhe USAID.
Mësoni se si @USAIDAlbania ka punuar për të përmirësuar sistemin gjyqësor. Ambasada e SHBA do të vazhdojë të punojë me partnerët shqiptarë për të ndihmuar ngritjen e një sistemi drejtësie transparent, eficient dhe të lirë nga korrupsioni: https://t.co/OhxE1BCb8E #NdalKorrupsionit
— USEmbassyTirana (@USEmbassyTirana) November 12, 2019
Ndërkohë, ndër të tjera në video shkruhet se “A e dini se paga mesatare për një gjyqtar është 1o mijë euro në vit? Megjithatë, një 1 në 3 gjyqtarë deklaruan pasuri me vlerë mbi 250 mijë euro në vit.
Disa deklarojnë disa miliona dollarë”.