Një ditë pas takimit me ambasadorin e BE, Luigi Soreca dhe të ngarkuarës me punë të ShBA, Leyla Moses-Ones në zyrën e Bashës ka shkuar ambasadorja e Francës, Christine Vasac.
Takimi i djeshem i Bashes me ambasadorët
Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca, ambasadori Gjerman në Tiranë, ai i Britanisë së Madhe dhe e ngarkuara me punë e ShBA, Leyla Moses-Ones kanë shkuar në selinë e Partisë Demokratike, për tu takuar me kryedemokratin, Lulzim Basha.
Raportohet se ky ka qenë një takim i paracaktuar, ndonëse ka përkuar me një ditë aspak të qetë.
Në fokus të takimit ishte Reforma Zgjedhore, për të cilën në PD, që prej një muaji është ngritur një grup pune.
Reforma Zgjedhore është një rrugë e rëndësishme për zgjidhjen e krizës në vendin tonë. Kjo ndodh në një moment kur janë bërë më shumë se 9 muaj krizë politike.
Por vetë e ngarkuara me punë e ShBA, Leyla Moses-Ones, nuk pranoi të bënte komente rreth asaj çfarë diskutoi me Bashën.