14.11.2019 - 10:44
Arta Vorpsi për postin e saj të ri si anëtare në Gjykatën Kushtetuese është betuar para një notere, duke sfiduar kështu Presidentin e vendit, Ilir Metën.
Betimi i gjyqtares Arta Vorpsi është kryer pranë noteres Eda Vorpsi pasi kreu i shtetit la të kuptohet se nuk do ta betonte Vorpsin si anëtare të Kushtetuese me pretendimin se janë shkelur procedurat dhe ligji nga KED-ja.
“Me dorën mbi Kushtetutë, betohem. Betohem se gjatë detyrës do t’i qëndroj besnike Kushteturës”, është shprehur Arta Vorpsi para noteres