MENU
klinika

Plani për Menaxhimin e Parkut Kombëtar

Auron Tare për Butrintin: Duhet një dorë shqiptare

17.11.2019 - 19:39

Plani për Menaxhimin e Parkut Kombëtar të Butrinti u mbajt ditën e djeshme, ku morën pjesë ministrja e kulturës, specialistë të fushës, arkeologë dhe studiues të trashëgimisë të Butrintit, ku shprehën haptazi mendimet e kundërshtimet e tyre.

I ftuar në studion e Report TV, Auron Tare zv. kryetari i  Komisionit Shkencor të Pasurive Nënujore të UNESCO-s dha mendimin e tij në lidhje me çështjen e Butrintit.

Ai u shpreh  “Më vjen mirë që ideja ime për Butrintin është parë dhe është përshtatur, por problemi qëndron se çfarë do të vendoset, do të menaxhohet nga një dorë e huaj apo nga shqiptarë me eksperiencë në këtë fushë”.

Ai thotë se edhe ekspertët janë në të njëjtin mendim me të, edhe pse nuk është një ekspert i fushës.

Në fillim nuk kishte asnjë emër shqiptar, referencat vinin nga viti 2000, do të thënë që kishte vetëm të huaj, nuk kishte kontribute shqiptare. Ka vendet të  tjera që nuk kanë plan menaxhimi, as Syri i Kaltër nuk ka”, ka thënë Tare.

“Duhet të jetë një fondacion shqiptar për të menaxhuar Butrintin. Keni dëgjuar ndonjëherë që Akropoli të menaxhohet nga një fondacion i huaj amerikan per shembull? Nuk ka“, është shprehur Tare.

Zv. kryetari i Komisionit ka thënë se ka mjaft shqiptarë që kërkojnë të marrin pjesë në fondacion, nuk janë vetëm të huajt të interesuar.

Në Butrint ka 120 monumente shumë të rëndësishme arkeologjike, konsiderohet si ishull, ka anije të mbytura që tregojnë historinë e popullit shqiptar në ndërthurje me vendet e tjera.

Nuk ka për të qenë i sukseshëm nëse banorët nuk do kenë interes ekonomik për Butrintin.Nëse banorët apo ekspertët që janë afër Butrintit nuk punësohen. Nuk do të ishte menaxhimi i duhur nëse personat nuk do të ndkoheshin nga vendi”, ka thënë Tare.

Plani i Menaxhimit të Butrintit, që mendohet të implementohet nga Fondi Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim pas dëgjesave publike do të miratohet edhe në parlament.

Megjithatë, akoma nuk është vendosur se cila kompani do ta marrë në menaxhim atë.

Çfarë u gjet brenda automjetit të autorëve?

Breshëri plumbash drejt 30-vjeçarit, detaje nga atentati

Artistët vlerësojnë mikpritjen e publikut shqiptar

Muzika italiane Jazz, në Gjirokastër!

Dëmtohen të mbjellat dhe ura lidhëse mes fshatrave

Përmbyten tokat nga reshjet e shiut në Divjakë