MENU
klinika

Lobimi rus? Gënjeshtra çmontohet në gjykatë

Basha kërkon zgjedhje. Ja kur vjen protesta e radhës në shesh!

14.11.2019 - 17:17

Lulzim Basha është marrë i pandehur nga Gjykata e Tiranës me akuzën për “falsifikim dokumentesh”.

Akuza lidhet me financimet ruse për llogari të PD-së në SHBA për zgjedhjet e përgjithshme të 2017.

Në një intervistë për RTV Ora, Basha thotë se vetëm një drejtësi i pavarur do të mund tu japë fund këtyre lojërave politike.

E teksa akuza për “pastrim parash” ka rënë ndaj tij, Basha thotë se 10% i mbetur nga gënjeshtra që po mbahet me zor në këmbë do të çmontohet në gjykatë.

“Është pikërisht drejtësia e pavarur që do tu japë fund këtyre lojërave. Nuk ka njeri që nuk e kupton që kjo është e gjitha një lojë politike e gatuar me sforco nga Edi Rama dhe që mbahet me sforco në këmbë. Drejtësia e pavarur u jep fund këtyre lojërave. Prandaj kemi kërkuar që sa më shpejt kjo gënjeshtër të shkojë në gjykatë, 90% e gënjeshtrës u çmontua pasi u mbajt dy vjet në këmbë dhe ajo 10% që mezi mbahet në këmbë do të çmontohet në gjykatë.”

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, instiston se zgjidhja e krizës politike kalon vetëm nga zgjedhjet e parakohshme.

Sipas tij është pikërisht kjo arsyeja se pse selia blu dhe opozita e bashkuar janë investuar te reforma zgjedhore.

Por, thotë Basha, kjo kërkon një sjellje realiste dhe jo hipokrite nga ana e mazhorancës.

Basha sjell shembullin e Maqedonisë së Veriut, kur thotë se kërkon një qeveri kujdestare që garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme.

“PD kërkon zgjedhje të parakohshme si zgjidhje nga kriza. Sot falë aksionit tonë opozitar, falë aksionit tonë qytetar, këtë e kërkon dhe Bundestagu, e kërkojnë dhe partnerët tanë strategjikë euroatlantikë. Vetëm pesë ditë më parë, bashkëraporterët e Këshillit të Europës e thanë qartë që zgjidhja e kësaj krize politike kalon nga zgjedhjet e parakohshme pas reformës zgjedhore.

Prandaj ne jemi të investuar dhe fokusuar për të bërë propozimet tona për reformën zgjedhore sikundër kërkojmë një sjellje realiste dhe jo hipokrite.

Ja ku e keni shembullin e Maqedonisë, një qeveri kujdestare që garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme është për ne rruga për të garantuar zgjedhjet e parakoshme parlamentare dhe zgjedhjet vendore në një ditë.

Prandaj bashkëbisedimi me qytetarët është një nga shtyllat e veprimtarisë sonë, ku bashkë me qytetarët jo vetëm po shikojmë problemet por po diskutojmë dhe zgjidhjet. Ndërsa në rrafshin politik padyshim që kjo situatë, kjo krizë, kjo gjendje e rëndë si në rrafshin politik por akoma më shumë në rrafshin ekonomik dhe social mund të marrë fund vetëm me një proces zgjedhor të parakohshëm për të cilin as angazhimet tona, as qëndrimet tona nuk kanë ndryshuar dhe nuk do të ndryshojnë.”

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!