MENU
klinika

“Pushteti i trembet drejtësisë së pavarur”

Basha mesazh ambasadorëve: Reforma në drejtësi çështje cilësie

14.11.2019 - 20:08

Kryedemokrati, Lulzim Basha, nuk sheh asnjë konflikt interesi midis qëndrimeve të opozitës dhe atyre të komunitetit ndërkombëtar në raport me reformën në drejtësi.

Ai paralajmëroi kundër çdo qëndrimi sipërfaqësor që e shikon zbatimin e reformës në drejtësi si çështje shpejtësie dhe jo si çështje cilësie, duke nënkuptuar këtu qëndrimet e ambasadorëve.

“Padyshim që duhet që një orë e më parë t’i kemi këto organe të pavarura, të gjithë e dimë pse janë vonuar, pse për dy vite me radhë KED nuk funksionoi. Janë vonuar me një qëllim, sepse pushteti i trembet drejtësisë së pavarur, i trembet një SPAK-u të pavarur, pushteti i trembet një Gjykate Kushtetuese të pavarur.

Në gjithë këtë thashethemnajë dhe vorbull argumentash dhe kundërargumentash, qytetarët duhet të mbajnë mend tre gjëra: E para, është në interesin tonë si qytetarë të Shqipërisë dhe në interesin e opozitës politike të vendit, të kemi sa më parë organe të drejtësisë të konstituara sipas Kushtetutës.

Gjykatë Kushtetuese, Gjykatë të Lartë që mbron interesat e qytetarëve, që mbrojnë Kushtetutën kundër abuzimit nga pushteti. Prokurori që nuk mbron por ndëshkon, çon para drejtësisë politikanët e korruptuar dhe figurat e krimit të organizuar. Së dyti, kjo nuk mund të ndodhë duke shkelur Kushtetutën. Nuk mund të krijohet para çdo institucioni të drejtësisë një krizë e cila pastaj zgjidhet me mjete antikushtetuese”- deklaroi Basha.

Kreu i PD tha se një organ i drejtësisë që vjen në jetë me mjete antikushtetuese nuk do t’i shërbejë qytetarëve, nuk do t’i shërbejë ligjit, Kushtetutës, por i shërben atyre që duan ta kapin ose ta bllokojnë reformën në drejtësi.

“Së treti, jemi të vendosur që të mbështesim me të gjitha format dhe mënyrat zbatimin e reformës në drejtësi ashtu siç e kemi aprovuar në Kushtetutë dhe jo ashtu siç dëshiron pushteti që i trembet drejtësisë së pavarur”- theksoi Basha.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!