MENU
klinika

Projekt-Buxheti 2020

Bashkitë që marrin më shumë dhe më pak fonde

09.11.2019 - 18:11

Tirana do të përfitojë edhe vitin e ardhshëm fondin më të madh, si transfertë e pakushtëzuar prej Buxhetit të Shtetit, nga 61 bashkitë e vendit.

Në Projektbuxhetin 2020 parashikohet që në favor të Tiranës të kalojnë 3.6 miliardë lekë, nga 3.5 miliardë që është fondi i sivjetëm. Rritja është në masën 12%.

Ndërkohë, nga bashkitë e tjera të mëdha, Shkodrës i rriten fondet në masën 4 për qind, duke kaluar nga 984 milionë, në 1.02 miliardë lekë; Durrësi ka rritje 3 për qind dhe Elbasani 1 për qind.

Në total, shifra që do të japë buxheti për bashkitë rritet me 2%, duke kaluar nag 199 milionë euro sivjet, në 203 milionë vitin e ardhshëm.

Janë vetëm bashkitë Gramsh, Librazhd, Lushnje, Patos e Rrogozhinë që do të marrin më pak fonde nga buxheti më 2020. Ndërsa të gjithë bashkitë e tjera rezultojnë me rritje fondesh

Buxheti vendor i vitit 2020, parashikohet të jetë rreth 11.2 për qind më i lartë se ai i vitit 2019, ose në nivelin prej 3.2 përqind e Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Ndërkohë, krahasuar me vitin 2015, buxheti vendor për vitin 2020 paraqitet me një rritje të ndjeshme, me rreth 62 për qind