MENU
klinika

"Duket ëndërr por së shpejti..."

BB investon miliona dollarë për qendrën e Beratit

09.11.2019 - 10:08

Rreth 18 milionë dollarë do të financojë Banka Botërore për një sërë projektesh infrastrukturore turistike në lagjet “Mangalem”, “Goricë” dhe qendrën e qytetit.

Lajmi u bë i ditur nga kryetari u bashkisë së Beratit, Ervin Demo, i cili thekson se është rruga e duhur për fillimin e transformimit të qytetit.

“Gjatë dy muajve të fundit kemi punuar intensivisht së bashku me partnerët në mirëpërcaktimin e projekteve dhe ditët e fundit mbyllëm me sukses takimin e radhës për Programin e Investimeve, për periudhën kohore 2020-2021, me Ekipin e Bankës Botërore, Fondin Shqiptar të Zhvillimit dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, mbi Programin për Zhvillim të Integruar Urban dhe Turistit”, – tha Demo.

Kryebashkiaku Golemi shprehet se ndërhyrjet përfshijnë:

-restaurimin e peizazhit historik urban të Lagjes ‘’Goricë’’;

-rehabilitimin urban të Sheshit “Iljaz Vrioni”;

-rigjenerim i zonës përreth Muzeut Etnografik dhe Rrugës “Mihal Komneno”;

-restaurim dhe përdorim me përshtatje i ish- Selamllëkut të Vrionasve dhe zonës rrotull;

-përmirësim pamor i siluetës urbane përgjatë rrugës ‘’Antipatrea’’ në qendër të qytetit;

-rehabilitimi i shtegut të Kalasë së Goricës dhe krijimi i potencialeve turistike pranë monumenteve dhe vendosje sinjalistike turistike dhe tabelat informuese për vizitorët.

Programi gjithashtu mbështet ngushtë edhe rritjen e kapaciteteve të “bashkisë Berat në fushën e turizmit dhe menaxhimit të destinacioneve.

“Duket ëndërr, por së shpejti do ta kthejmë në realitet”, thekson Demo.

Në vitin 1961 Berati u shpall zyrtarisht qytet-muze. Sot Berati trashëgon 210 objekte muzeale, nga të cilat 150 janë objekte në këmbë. Prej tyre 60 janë monumente të kategorisë së parë dhe të tjerat të kategorisë së dytë.

Midis këtyre vlerave, nga më të spikaturat janë: Kështjella, ose kalaja, siç quhet nga beratasit, është ndërtuar mbi kodrën shkëmbore në formë trekëndëshi, me perimetër të mureve 1440 m, me 24 kulla e me dy porta.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Do të kemi rritje nominale 6.1%?

“Kurthi” i deflatorit


Guvernatori takim me ekipin e Bankës Botërore

Çfarë garanton anëtarësimi i vendit në SEPA?

“Përveç atij të fundvitit do të marrin edhe në pranverë!”

Rama: Dy bonuse në vit për pensionistët

Rroga mesatare në sektorin privat ka vijuar të rritet, por…

Shqiptarët po punojnë më shumë dhe po paguhen “më pak”!