MENU
klinika

Uljet dhe ngritjet

Biznesi këtë javë

25.11.2019 - 14:53

Alibaba e vendosi çmimin për vënien në qarkullim të ardhshëm të shkëmbimeve të aksioneve në Bursën e Hong Kong $22.49 për njësi/aksion, gjë që mund ta shoh atë të grumbullojë deri në $12.9 miliard nëse të gjitha opsionet merren.

Gjigandi kinez i tregut elektronik është tashmë i listuar në bursën e New York-ut. Donte që të ri-listohej për herë të dytë në Hong Kong më herët këtë vit, përpara se qyteti të zhytej në trazira politike. Duke mos rrezikuar, kodi i aksioneve të Alibaba në Hong Kong do të jetë 9988, numra që simbolizojnë fat të qëndrueshëm në Kinë.

Duke e zvogëluar ofertën publike fillestare të aksioneve, çmimi tregues që Aramco Saudit do të shesë njësitë/aksionet në bursën e Riyadit e vlerësoi atë deri në $1.7 trilion. Kjo është më pak sesa $2 trilion, që Muhammad bin Salman, sundimtari de-fakto i Arabisë Saudite kishte dëshiruar.

Firma e naftës në pronësi të shtetit mund të grumbullojë deri në $25.5 miliard, më poshtë sesa $100 miliard që kishte shpresuar më parë, por përsëri duke e tejkaluar ofertën publike rekord të Alibaba e vendosur në New York në vitin 2014. Aramco po shet 1.5% të kompanisë: 0.5% investitoreve retail në mbretëri, dhe 1% fondeve rajonale dhe institucioneve; ajo ka zvogëluar planet për të kërkuar dhe nxitur investitorë jashtë Gjirit. Njësitë/aksionet priten të fillojnë të shkëmbehen në muajin Dhjetor.

Nën presion për të rritur zhvillimin ekonomik, banka qendrore Kineze uli përqindjet e interesave kyçe, edhe pse me vetëm 0,05 pikë përqindjeje. Kjo lëvizje është një tjetër sinjal nga Banka Popullore Kineze i zhvendosjes drejt një cikli modest më të zbutur.

Agjencitë e inteligjencës financiare Australiane kanë akuzuar Westpac, bankën e dytë më të madhe në vend, se nuk ka arritur të monitorojë në mënyrë adekuate A$11 miliard ($7.5 miliard) në veprime të dyshimta, disa prej të cilave ishin pagesa në emër të disa shfrytëzuesve të fëmijëve në vendet e Azisë Juglindore. Është skandali më i madh i pastrimit të parave në këtë vend, gjë që mund të rezultojë në gjoba marramendëse për Westpac.

HP refuzoi një ofertë për blerje nga Xerox, e cila propozoi këtë ofertë më herët këtë muaj. Por prodhuesi i kompjuterave dhe printerave e la derën hapur për një kombinim potencial të bizneseve të tyre.

Departamenti Tregtar Amerikan ka deklaruar se do të jepte liçensa disa kompanive që do tu lejonte atyre të pajisnin përsëri me mallra dhe shërbime Huawei-n. Më herët ka lejuar një 90-ditë heqje dore nga sanksionet që i ka vendosur prodhuesit Kinez të telefonave Smart, dhe mjeteve e materialeve të rrjetit, duke lejuar firmat Amerikane të vazhdojnë të mbështesin me produktet ekzistuese që ato i kanë shitur. Sanksionet u provua që ishin poroze, dhe shumë firma gjetën mënyra për t’i tejkaluar ato. Huawei deri tani i ka minimizuar efektet e saj.

Amazon ka konfirmuar që do të apelojë kundër vendimit të Pentagon-it për të shpërblyer Microsoft-in me një kontratë për veprime informatike në databazë distance. Amazon ka qënë e preferuara për të fituar këtë kontratë, përpara se Donald Trump, i cili vazhdoi një zënkë publike me shefin e kompanisë Jeff Bezos, sugjeroi që kontrata duhet t’i shkonte tjetërkujt. Amazon tha se prokurimi duhet të administrohet “objektivisht” dhe “larg çdo ndikimi politikë”. Mark Esper, sekretari i mbrojtjes, tha se procesi kishte qënë i drejtë.

Pas muzikes, filmit dhe televizionit, transmetimet në internet arriten tek lojrat me hedhjen në treg të platformes Google Stadia. Përdoruesit paguajnë një komision për pjesëmarrje për të hyrë në lojrat të cilat luhen në çdo aparat, me një lidhje Wi-Fi të fuqishme.

Nuk duket e mundshme që Transmetimi i lojrave të nxjerrë nga përdorimi mekanizmat e lojërave të deritanishme. Microsoft dhe Sony do të nxjerrim mekanizma lojërash të reja vitin e ardhshëm. Microsoft gjithashtu po planifikon shërbime transmetuese të veta lojërash.

Bordi Kombëtar Amerikan i Sigurisë së Transportit gjeti që një “kulturë e papërshtatshme sigurie” në divizionin e makinave të vetë-kontrolluar tek Uber, kishte kontribuar në vdekjen e një këmbesori në muajin Mars të vitit 2018, hera e parë që dikush është vrarë nga një makinë autonome. Shkaku i përafërt ishte drejtuesi i sigurisë së mjetit, e cila ishte shpërqëndruar nga telefoni Smart i saj, duke vështruar përtej rrugës 23 herë në tre minuta përpara përplasjes. Incidenti ka shtyrë pas zhvillimin e makinave të vetë-drejtuara.

General Motors ka hedhur në gjyq Fiat Chrysler Automobiles, duke e akuzuar atë për korrupsion në lidhje me negociatat e saj me sindikatat. Tre ekzekutivët e Fiatit të përmendur në këtë proves gjyqësor janë vetëdeklaruar fajtore për akuzat, në një investigim të gjatë federal për sa i perket lidhjeve të tyre me Punëtoret e Bashkuar të Makinave.

Tre firmat më të mëdha të telekomit në Indi deklaruan se do të rrisin komisionet muajin e ardhshëm, duke përfunduar një luftë çmimesh tre-vjeçare që u siguroi klientëve të tyre paketat e të dhënave më të lira në botë. Dy nga kompanitë duhet të grumbullojnë para cash me qëllim për t’i paguar qeverisë komisione të rezultuara  nga një vendim gjyqësor. Çmimi i njësive/ aksioneve të tyre u rrit menjëherë pas njoftimit mbi rritjen e çmimeve të shërbimeve.

Investimet në industrinë elektronike dhe në shpërndarjen brenda ditës kanë qënë fitimprurëse për Target, e cila ka raportuar një tjetër tremujor solid të të ardhurave. Kompania Amerikane, e cila në vitin 2017 kishte probleme me rënie të shpejta të shitjeve. Gjithashtu ka riorganizuar dyqanet e saj.

Kjo kthesë ka përforcuar çmimin e njësive/ aksioneve, i cili është rritur me 90% që nga fillimi i vitit.