MENU
klinika

"Meriton të lëvizë lirshëm"

Cakaj pret homologen suedeze: BE diskriminuese ndaj Kosovës

19.11.2019 - 11:09

“BE diskriminuese ndaj Kosovës”. Kështu është shprehur ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, gjatë një takimi të zhvilluar në Tiranë me homologen e tij suedeze Ann Linde.

“Pothuajse si çdo herë tjetër, në takime të formatit të tillë, nënvijëzova edhe qasjen e padrejtë të BE-së karshi qytetarëve të Kosovës. Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet teknike dhe meriton të lëvizë lirshëm pa regjim vizash, në hapësirën e Bashkimit Evropian.” – u shpreh Cakaj në fjalën e tij.

Gjatë takimit ndër të tjera u diskutua mbi dinamikën e shkëlqyer të marrëdhënieve dypalëshe, avancimin e Shqipërisë në procesin e integrimit evropian, zhvillimet në rajonin e Ballkanit dhe sfidat e sigurisë.

Forcimi i dialogut politik, jo vetëm mes vendeve tona, por edhe për situatën në Ballkanin Perëndimor e më gjerë, ku si Shqipëria, ashtu edhe Suedia luajnë një rol aktiv, u cilësua i një rëndësie të veçantë.

Ministri Cakaj vlerësoi rolin mbështetës të Suedisë për procesin e zgjerimit, në përgjithësi dhe përpjekjeve të Shqipërisë, në veçanti, në këtë proces.

Ata ndanë të njëjtin mendim se, procesi i integrimit në BE, mbetet procesi më themelor për Shqipërinë dhe shqiptarët, pasi ofron kuadrin e nevojshëm të reformave drejt stabilitetit dhe zhvillimit të qëndrueshëm politik dhe ekonomik të Shqipërisë.

Një tjetër temë diskutimi ishte dhe kryesimi i Shqipërisë në OSBE në vitin 2020, si një objektiv madhor i politikës së Jashtme shqiptare, ku ministri Cakaj mori sigurinë e mbështetjes suedeze, për punën e bërë deri tani.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!