22.11.2019 - 14:24
Shqipëria ka njohur këtë vit një rënie të nivelit të eksporteve.
Referuar të dhënave të tregtisë së jashtme të publikuara nga INSTAT, rezulton se në periudhën janar-tetor 2019, Shqipëria ka eksportuar mallra në vlerë 252 miliardë lekë, duke njohur rënie në krahasim me një vit më parë.
Por cilat janë zërat që kanë ndikuar më shumë në këtë rënie?
Referuar të dhënave të INSTAT, Shqipëria ka eksportuar 8 miliardë lekë më pak minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike, 300 milionë lekë më pak lëkurë dhe artikuj prej tyre, 3 miliardë lekë më pak tekstile dhe këpucë si dhe 6 miliardë lekë më pak materiale ndërtimi dhe metale.