MENU
klinika

Reagon Presidenti

“Dhënia me nxitim e lajmit mos të përdoret si pretekst për mbylljen e tyre”

30.11.2019 - 20:07

Kreu i shtetit duket se i është përgjigjur kritikave dhe paralajmërimit të të kryeministrit për mediat, ku mes tjerash thotë se “çdo pakujdesi si pasojë e nxitimit për dhënien e lajmit të fundit, të mos përdoret si pretekst për të sulmuar apo mbyllur media kritike.”

“Falenderoj të gjithë gazetarët e terrenit, operatorët dhe stafet teknike mbështetëse për raportimin e saktë dhe në kohë reale ditë-natë, në kushte aspak të lehta, të situatës tepër të rëndë dhe të pasojave tragjike në jetë njerëzore dhe prona, që la pas tërmeti i tmerrshëm i 26 nëntorit.

Me punën e tyre të palodhur, gazetarët dhe mediat kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në ndihmë të banorëve të prekur nga pasojat e kësaj fatkeqësie tepër të rëndë.

Duke i inkurajuar mediat të vazhdojnë të tregojnë seriozitet dhe përmbajtje maksimale në raportimin e lajmeve, me qëllim shmangien e informacioneve të paverifikuara, besoj se në kuadrin e kësaj gjendjeje të jashtëzakonshme, çdo pakujdesi si pasojë e nxitimit për dhënien e lajmit të fundit, të mos përdoret si pretekst për të sulmuar apo mbyllur media kritike.

Gazetarët kanë qenë ndër heronjtë e vërtetë të këtyre ditëve dhe për këtë meritojnë një falenderim dhe mirënjohje të madhe!”-shkruan Meta.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Kanë nevojë që të shohin që bota nuk do të na lërë vetëm"

Rama mbledh ambasadorët e huaj: Njerëzit kanë frikë