MENU
klinika

5 ushqimet që iu vinë në ndihmë!

Doni të largoni metalet e rënda nga organizmi?

07.11.2019 - 17:42

Në kohët e sotme është pothuajse e pamundur që të mos përthithni një sasi metalesh të rënda toksike, si: merkuri, alumini, bakri, kadmiumi, nikeli dhe plumbi.

Këto metale akumulohen shpesh në mëlçi, fshikëzën e tëmthit ose në zorrë.

Meqenëse këto metale janë më të rënda se uji që ndodhet në sistemin tretës dhe gjak, ato precipitojnë, njësoj si copëzat e arit në fund të shtratit të lumit.

Metalet e rënda toksike bëhen të rrezikshme nëse fillojnë të oksidohen. Ato pësojnë ndryshime dhe dëmtojnë të gjitha qelizat fqinje.

Megjithatë, problemi më i madh është se shërbejnë si ushqim kryesor për bakteret e këqija, viruset, kërpudhat, parazitët dhe krimbat.

Kjo do të thotë se këto metale tërheqin dhe shërbejnë si terren ushqyes për streptokokun A dhe B, E-coli-n, C. difficile-n, H.pylori-n dhe viruset.

Ja disa ushqime për të larguar metalet e rënda toksike nga trakti intestinal:

selinoja: hani gjysmë tasi në ditë në formën e sallatës ose konsumojeni në formë smuthi;

majdanozi: hani çerek tasi në ditë në formën e sallatës ose smuthit;

spirulina: (preferohet ajo e Havait) nëse është në formë pluhuri (që është edhe më e mirë për largimin e metaleve nga zorrët), përzieni një lugë çaji në ujë ose smuthi çdo ditë;

hudhra: hani dy thelpinj të freskët çdo ditë;

sherbela: hani dy lugë gjelle në ditë.