MENU
klinika

Lobimi rus

Dosja e “Basha”, Elisabeta Imeraj, “dush”prokurorëve: Pse mbyllët hetimin?

12.11.2019 - 10:43

Drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj, u kërkon prokurorëve Ervin Karanxha dhe Gjergji Tako informacion në lidhje me mbylljen e hetimeve për Lulzim Bashën, pa pjesëmarrjen e prokurorit të tretë dhe mungesën e dëshmisë së Nik Muzin.

meraj u ka kërkuar prokurorëve që brenda tri ditëve të dorëzojnë një relacion në lidhje me këto pyetje. Pjesë e grupit hetimor për dosjen në ngarkim të kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, dhe dy funksionarëve të tjerë të kësaj partie, Arben Ristani dhe Ilir Dervishi, ishte edhe prokurori Kolë Hysenaj, i cili mësohet se nuk ka qenë dakord me mbylljen e hetimeve pa dëshminë e Muzin, i konsideruar kyç për hetimet e kësaj dosjeje.

Prokurorët Karanxha dhe Tako i mbyllën hetimet dhe komunikuan akuzën e “Falsifikimit të formularëve” për Bashën e dy të tjerët, ndërsa argumentonin se akuza e “Pastrimit të parave” nuk vërtetohet dhe duke iu referuar nenit 328/1 të cituar, “fakti penal për të cilin është hetuar nuk ekziston”.

Faksimile e njoftimit të akuzës
Faksimile e njoftimit të akuzës

E pyetur nga “Panorama” katër ditë më parë për këtë situatë, drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj, tha se vlerësonte që në rastin konkret nuk ishte respektuar procedura, pasi të tre prokurorët duhet të firmosin, ose në rast të mosdakordësisë, është drejtuesi që merr një vendim.

“Për hetimin e kësaj çështjeje është ngritur një grup hetimor me tre prokurorë, konkretisht Kolë Hysenaj, Ervin Karanxha dhe Gjergji Tako”, tha Imeraj. Ndërkohë shtoi se në rast të largimit të një prokurori nga hetimi i një dosjeje, sërish kjo bëhet me vendim të drejtuesit. “Unë e kam parë në media, pasi jam me raport mjekësor dhe nuk jam në punë”, tha Imeraj dhe shtoi se pasditen e së premtes, në Prokurorinë e Tiranës është bërë një mbledhje për të verifikuar nëse zëvendësdrejtuesi ka marrë ndonjë vendim përjashtimi për prokurorin e tretë.

“Sigurisht që prokurorët kanë të drejtë të vendosin bazuar në ligj, por duhet të jemi në rregull edhe nga ana procedurale. Dy prokurorët nuk kanë njoftuar as zëvendësuesin tim gjatë këtyre ditëve që nuk kam qenë në detyrë për arsye shëndetësore”, shtoi Imeraj.

Në ditët në vijim, Elisabeta Imeraj tha se do të zgjidhet aspekti procedural për këtë dosje. Prokuroria njoftoi në 7 nëntor mbylljen e hetimeve për Lulzim Bashën, lindur dhe banues ne Tiranë, i akuzuar se ka kryer veprën penale të “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”; Mbylljen e hetimeve për Arben Ristanin, lindur dhe banues në Tiranë, akuzuar për veprën penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”; Mbylljen e hetimeve për Ilir Dervishin, lindur në Elbasan, akuzuar për veprën penale të “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”.

Akuzat, si nisën hetimet për kreun e PD

Hetimet për Lulzim Bashën, Arben Ristanin dhe Ilir Dervishin nisën për shkak të shpenzimit prej Partisë Demokratike të disa mijëra dollarëve për lobim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjatë vitit 2017. Këto para nuk ishin deklaruar si shpenzime në bilancin që partia ka dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Në opinionin publik u diskutua gjatë, ndërsa në qershor të këtij viti, Prokuroria njoftoi se hetimet ishin duke u kryer për akuzën “Falsifikim dokumentesh” të kryera “Nga zyrtari që ka për detyrë hartimin e tyre”

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!