13.11.2019 - 09:15
Një 34-vjeçar është gjetur i vdekur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Vlorë.
I riu me iniciale K. D., u gjet i shtrirë në tokë i pajetë disa metra larg shtëpisë së tij në lagjen “Kushtrimi” Vlorë, pranë kupolës së avionave.
“Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen “Kushtrimi” Vlorë, pranë kupolës së avionave është gjetur i shtrirë në tokë i pajetë shtetasi K.D., 34 vjeç,”-njofton policia.
Nga kqyrja paraprake në trupin e viktimës nuk vërehen shenja dhune apo dëmtime të tjera.
Dyshohet se vdekja mund ti ketë ardhur nga arresti kardiak pasi ka patur probleme me zemrën.
Trupi i 34-vjeçarit është dërguar në morgun e spitalit të Vlorës.