MENU
klinika

"Kemi parlament ilegjitim"

Erisa Xhixho: Referendumi i nevojshëm për të vendosur populli

24.11.2019 - 19:09

Nënkryetarja e LSI-së Erisa Xhixho tha sot se referendumi i propozuar nga ana e presidentit të vendit Ilir Meta është i nevojshëm, me qëllim që populli të vendosë për fatet e vendit.

Xhixho theksoi se sot Shqipëria ka një parlament ilegjitim dhe shtoi se qytetarët e kanë në dorë për të pasur demokraci në vend.

Parlamenti nuk është më i qytetarëve, sepse aty me bekimin e Rilindjes kanë hyrë kriminelë. Sot parlamenti ynë është ilegjitim. Referendumi është një mekanizëm shumë domethënës, që duhet të ishte aplikuar që kur nisi demokracia. Vjen si thirrje nga presidenti i Republikës, si i vetmi institucion legjitim në vend. Sot nuk ka më shumë institucione, s’ka ndarje pushtetesh, por pushteti abuziv tenton të kapë gjithçka. Kemi ekzekutiv të gjithëpushtetshëm. Duhen 5000 firma për të nisur referendumin. Pasi të ketë edhe një bashkëpunim, presidenti do të japë edhe një datë për referendumin. Mendoj se presidenti në kushtet që jemi, mendon se qytetarët duhet të marrin vetë në dorë demokracinë”, tha Xhixho.

Erisa Xhixho1

Xhixho nënvizoi se ka një sërë çështjesh të pazgjidhura në vend, që mund të shtrohen në referendum.

“Mendoj se presidenti e vendos se cila do jetë pyetja ose pyetjet. Padyshim që pikëpyetje më e madhe është që të mbrojmë këtë Kushtetutë apo do kthehemi në diktaturë, në përqendrimin e pushtetit në dorën e një njeriu, pra kthim në diktaturë. Mund të ketë edhe pyetje nëse duan politikë të lidhur me krimin. Në referendum mund të shtrohen disa pyetje. Mendoj se në momentin që 50 mijë zgjedhës kërkojnë referendum, do të ndodhë ky referendum. Nëse kjo pengohet, atëherë kjo maxhorancë e di si do përballojë presionin. Maxhoranca do të ketë përballë popullin. Sot është detyra e çdo shqiptari të mbrojë demokracinë dhe Kushtetutën”, deklaroi Xhixho.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!