MENU
klinika

Zbardhen propozimet e PD-së

Financim 100% nga shteti i partive dhe fushatës zgjedhore

19.11.2019 - 12:45

Sa i takon financimit të partive dhe fushatës, ku kërkohet financim 100% nga shteti, si dhe uljes së kostove të politikëbërjes, opozita e bashkuar është e përkushtuar për integrimin, përmirësimin dhe thjeshtimin e kornizës ligjore për financimin e partive dhe fushatës zgjedhore me qëllim garantimin e financimit të ligjshëm, të mjaftueshëm dhe transparent.

Gjithashtu kërkohet rishikim i kuadrit ligjor ekzistues për të siguruar barazi sipas standarteve ndërkombëtare, mekanizma rigoroz dhe efikasë kontrolli të burimeve të financimit dhe shpenzimeve.

Për këtë qëllim, opozita është e gatshme të ndërmarrë hapat si më poshtë:

-Ndërhyrje ligjore që sigurojnë që financimi i partive politike dhe ai për zgjedhjet të jetë 100% nga buxheti i shtetit me qëllim shmangien e financimeve private nga burime të dyshimta. Paralelisht me këtë, propozohet kriminalizimi i financimeve private.

-Reduktim të kornizës ligjore aktuale, në një ligj të vetëm, të posaçëm me qëllim sigurimin e uniformitetit të trajtimit në periudhë zgjedhore dhe jozgjedhore , dhe efikasitetit të mbikëqyrjs dhe verifikimit.

-Përcaktimin e rregullave për raportimin e shpenzimeve dhe burimeve të financimit, në fushata zgjedhore, jo vetëm nga partitë politike por edhe nga kandidatët.

-Ashpërsimin e kornizës ligjore që pengon financimin nga subjekte që kanë përfituar nga fonde publike nëpërmjet tenderash dhe koncensionesh si dhe ndalime nga përfitimi i tenderave apo koncensioneve, për një kohë të përcaktuar, nga kompani që kanë financuar partitë politike dhe kandidatët.

-Përcaktimin e rregullave dhe kritereve detyruese për përllogaritjen e vlerës së financimit për njësi (vlerë për një zgjedhës dhe/ose vlerë për mandat dispozicion buxheti i shtetit. Shuma e përllogaritur sipas kritereve duhet të jetë detyruese për tu vënë në dispozicion sipas ligjit për buxhetin e vitit përkatës.

-Rregullimin në mënyrë strikte të mënyrës dhe masës së përfitimit të donacioneve në natyrë dhe shërbime apo favore nga partitë politike, kandidatët apo edhe institucionet shtetërore. Bërja e tyre publike në çdo rast.

-Miratimin e rregullave për hartimin nga KQZ të një liste kostosh reference të detyrueshme, për materiale, infrastrukturë apo aktivitete zgjedhore me qëllim matjen e shpenzimeve. Lista e kostove-tip duhet bërë publike nga KQZ dhe të jetë ë detyrueshme nga ekspetët në verifikimin e shpenzimeve.

-Miratimin e rregullave për të kufizuar në mënyrë të detajuar tipologjitë e aktiviteteve dhe infrastrukturës së përdorur apo mjeteve të propagandës të subjekteve politike. Kjo me qëllim uljen e kostove të fushatave dhe të politikëbërjes e për rrjedhojë uljen e masës së financimit.

-Implementimin e rregullave për vendosjen e kufizime strikte për kohën totale dhe numrin e reklamave zgjedhore për çdo subjekt zgjedhor ( parti ose kandidatë). Marrja e masave që kostoja e kohës televizive dhe e reklamave të jetë ligjërisht e përcaktuar dhe e unifikuar. Njëkohësisht përcakimi I mekanizmave për të garantuar që kostoja e reklamave/ kohës televizive të mos jetë e pagueshme drejtpërdrejtë por të jetë e zbritëshme nga transmetuesit televizivë dhe radiofonikë nga detyrimet që i kanë shtetit.

-Kufizim drastik i numrit të aktiviteteve që transmetohen live apo në çdo formë tjetër dhe që përfshin kosto për transmetim mediatik. Kufizim materialeve televizivë të gatshëm për transmetim të subjekteve politike.

-Rishikim të thellë të afateve dhe procedurave te deklarimit dhe verifikimit të burimeve financiare.

-Përzgjedhja e ekspertëve kontabël duhet të jetë e detyrueshme për ekspertët që përcaktohen për të kryer ekspertimin. Refuzimi për të kryer ekspertimin duhet të përfshijë penalitete të forta.

-Identifikimi dhe miratimi i rregullave për funksionumin e një forumi I cili duhet të trajtojë me seriozitet denoncimet e bëra nga subjektet politike apo OJF, edhe kur ato nuk janë të akredituara si vëshguese, apo denoncimet në media. Duhet ngritur një sistem i pavarur verifikimi i levizjeve financiare të korporatave për një periudhë përpara dhe pas procesit zgjedhor.

-Ashpërsimi i rregullave dhe sanksioneve lidhur me mosdeklarimin dhe/ose deklarimin e pasaktë, përfshirë sanksione penale dhe mundësia e sanksoneve që përfshijnë ndikim në rezultatin zgjedhor të arritur nga subjektet/ kandidatët. Duhet të sigurohet aplikimi pa ekuivok dhe konsistent i sanksioneve ligjore të përcaktuara, si dhe përgjegjësia individuale edhe penale e funksionarëve partiakë dhe kandidatëve në kuadër të financimit politik dhe deklarimit të burimeve të financimit dhe shpenzimeve.

-Përfshirjen edhe të Fondacioneve Politike, në rregullat e financimit për Partitë Politike/ kandidatët.

-Forcimin e rregullave për ndalimin e plotë të çdo financimi të huaj për subjektet politike/kandidatët/fondacionet politike.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!