MENU
klinika

“Të dënohen krimet e komunizmit”

George Frendo: Martirët e kanë larë Shqipërinë me gjak!

14.11.2019 - 11:31

Kreu i Kishës Katolike në Tiranë, George Frendo, i pranishëm në shfaqjen e një drame në teatrin “Migjeni” në Shkodër për nder të martires Maria Tuçi bëri një apel të fortë për politikën shqiptare për zgjidhjen e krizës, ndërsa kërkoi që të dënohen edhe krimet e komunizmit.

Sipas tij, politika në Shqipëri duhet të kërkojë falje për krimet e kryera në komunizëm dhe këto veprime duhet të dënohen me ligj.

“Palët politike duhet të jenë të gatshme të dëgjojnë njëri-tjetrin dhe jo të bëjnë nja dialog karikature. Vendimi për mos hapjen e negociatave nuk na ka pëlqyer as ne, por ta marrim në aspektin pozitiv dhe te na shërbejë për të bërë një Shqipëri më të drejtë.

Martirët e kanë lare Shqipërinë me gjakun e tyre dhe bota ka nevojë për dëshmi të forta si ajo e të Lumes Maria Tuci.

Politika në Shqipëri duhet të kërkojë falje për krimet e komunizmit si dhe krimet e komunizmit në Shqipëri duhet të dënohen me ligj sepse ishte regjimi me i egër dhe nuk ishte një regjim ateist por antiateist, ishte kundër Zotit”-tha ai.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!