MENU
klinika

Sa shpenzojnë shqiptarët për konsum?

Gjirokastritët ‘dorështrënguar’?/ INSTAT na provon të kundërtën

25.11.2019 - 09:20

Gjatë peiudhës 2016-2018, shpenzimet mesatare për konsum sipas qarqeve kanë ndryshuar, sipas INSTAT.

Këto ndryshime kanë shprehur në përgjithësi tendenca të ndryshme për nga madhësia e shpenzimeve.

Referuar Vjetarit Statistikor Rajonal 2019 të publikuar nga INSTAT, rritja më e lartë e shpenzimeve për konsum nga viti 2016 është regjistruar në qarkun e Gjirokastrës dhe Vlorës, përkatësisht 16,1 dhe 15,9 përqind.

Ndërsa ulja më e theksuar e shpenzimeve të konsumit është regjistruar në qarkun e Dibrës, me 7.5% edhe pse trendi i konsumit për këtë qark shënon rritje në vite.